RADIODOKUMENTAR "LEZE QENA_AKTORE' NGA AFERDITA RUSHITI

Поділитися
Вставка
  • Опубліковано 19 вер 2024
  • LEZE SPAQI QENA
    Leze Spaqi Qena, është e lindur më 1 mars të vitit 1935, në Prizren, nga Zef e Katarina Spaqi. Si fëmijë ajo merrej me sport. Dëshirë e saj e pa-realizuar mbetet baleti.
    Ndërkohë që Lezja përgatitej të jetë mësimëdhënëse e edukatës fizike, drejtori I teatrit amator të Prizrenit, Shemsedin Kirejtani, ishte ai që kishte vërejtur talentin e Lezes në aktrim dhe falë tij, ajo sot është aktore. Kirejtani kishte bërë lutjen për Lezen të paraqitej në provim pranues në Teatrin Krahinor të Prishtinës, pa dijeninë e saj. Kur LEzes I erdhi ftesa për provim pranues, I cili duhej të mbahej më 23 shtator të vitit 1954, gëzimi I saj ishte i pafund.
    Me përkrahjen e madhe të të atit ajo vie në Prishtinë dhe një javë pas provimit pranues fillon me ushtrime në rolin e saj të parë në dramën ‘Banesa’, me regji të Sllav Ravas, si dashnorja e Xhevat Qenës. Rol ky që për çiftin, shumë shpejt bëhet realitet.
    Duke u bërë e dashur për publikun dhe duke qenë aktore e mirë, në vitin e tretë të aktrimit pra në vitin 1957 ajo fiton shpërblimin, nga shoqata e artistëve të Serbisë, për të shkuar në studime universitare për aktorë, me rrogë të plotë në akademinë e Beogradit. Ky shpërblim erdhi pas rolit të Lezes në dramën e Ana Frank, I cili rol mbetet embelmatik në karrierrën e saj.
    Por, përveq teatrit, Lezja e sprovoi veten edhe në radio dhe television. Në radio ajo morri pjesë bashkë me kolegët në emisionin humoristik ‘Ora gazmore’ e shumë role në radiodrama të cilat prodhoheshin nag Radio Prishtina.
    Leze Qena bashkëpunoi edhe me televizion me emsione për fëmijë. Si ‘Lepurushi’, Nëpër shkolla’, e ‘Mikeli lozonjar’, si mini seriale të para televizive në vitet e 60-ta. Ka vazhduar tutje me ‘Ditari I Lec Pazhecit, në vitin 1974. Pastaj seriali shumë I dashur për fëmijë ‘I Ikuri’ apo sic e njohim në publik ‘Fidani’, për të vazhduar me serialin humoristik ‘Qesh e Ngjesh’ në vitin 1982, ‘Shkolla e fshatit në 1987, dhe pas viteve 2000 me serialet tjera humoristike ‘Mahmutovit e Rexhepovit, ‘Të gjithë me ne’, ‘Familja moderne’, ‘Kombinati’ etj.
    Përkundër dashurisë për radiodramën e programet e ndryshme televizive, Lezja thotë se teatri mbetet shtëpia e zemrës së saj.
    Lezja u shpërblye me shumë çmime e mirënjohje për kontributin e saj në aktrim, si ‘Plaketa e Artë’ në vitin 2010 për kontribut jetësor në artin dramatik nga Ministria e Kulturës, Rinsë dhe sportit të Kosovës, ’Mirënjohje’ për kontribut në fushën e artit dramatik në vitin 2010 nga Ministria e Kulturës, Rinsë dhe sportit të Kosovës, ‘Çmimi kombëtar për vepër jetësore në fushën e artit’ në vitin 2012 nga Ministria e Kulturës, Rinsë dhe sportit të Kosovës, ‘Medalja Presidenciale e Meritave’ në vitin 2012 nga Kryetarja e shtetit, Atifetete Jahjaga, ‘Plaketë për cmimin Aktorja më e mirë në rol dytësor’ nga Flaka E janarit në vitin 2015, ‘Mirënjohje’ nga Tetatri Komëbtar I Kosovës, , ‘Mirënjohje për guximin dhe veprat të cilat kanë motivuar vajzat dhe gratë e Kosovës’ në vitin 2015 nga Rrjeti I Grupeve të Grave të Kosovës, cmimin e parë nga Life Safety International film festival për ‘arritje jetësore’ në vitin 2019, e shumë e shumë cmime tjera.
    Leze Qena, një prej aktoreve më simpatike shqiptare, tregimin e saj në skenë e ka të pafund. Rolet e saja, të shumta në teatër, radiodrama, seriale televizive, me personazhe të ndryshme, do të jetojnë gjatë me publikun artdashës. Ajo I dha secilit rol jetë e buzëqeshje të cilën e ka në rend të parë dhe humorin në rend të dytë.
    Leze Spaqi Qena sot jeton në Prishtinë me vajzën e saj Argjendën dhe familjen e saj.

КОМЕНТАРІ •