Top Channel/ Aktakuza për Banjskën, DASH: “Proces i ndërlikuar, respektoni procesin gjyqësor”!

Поділитися
Вставка
  • Опубліковано 8 жов 2024
  • Shtetet e Bashkuara reaguan me këshillën që të respektohet procesi gjyqësor dhe sundimi i ligjit, pasi Kosova ngriti zyrtarisht aktakuzën për sulmin e armatosur të 24 shtatorit të Banjskë të Zveçanit. “Ne inkurajojmë për respektimin e procesit gjyqësor dhe të sundimit të ligjit dhe për durim, ndërkohë që ky rast i ndërlikuar procedohet në gjykata. SHBA-ja vazhdon të mbështesë me forcë sundimin e ligjit, drejtësinë e barabartë dhe qeverisjen e mirë në Kosovë”, tha një zëdhënësi i DASH për REL. Ai shtoi se SHBA pret po ashtu që Serbia të kërkojë përgjegjësi të plotë për personat e përfshirë në ngjarjen e rëndë të shtatorit të vitit të kaluar, kur një grup serbësh të armatosur sulmuan Policinë e Kosovës në veri, duke vrarë efektivin Afrim Bunjaku. Gjatë përleshjeve, u vranë edhe tre sulmues serbë. Kosova e konsideron këtë sulm si terrorist, ndërsa liderët shtetërorë akuzojnë shtetin e Serbisë për organizim të sulmit. Ngritja e aktakuzës për sulmin e banjskës u përshendet nga Bashkimi Europian, i cili insistoi se përsonat përgjegjës për të, duhet të përballen me pasojat. Organizimin e sulmit e ka marrë përsipër ish-nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoicic, i cili besohet se gjendet në Serbi.
    Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
    Për më shumë vizitoni: top-channel.tv/
    Subscribe to "Top Channel" on UA-cam Channel for NEWS and TV
    Shows HERE: bit.ly/2Y15KwK
    For more content from click HERE: www.top-channel.tv
    Like Top Channel on Facebook HERE: bit.ly/2FglWTs
    Follow Top Channel on Instagram HERE: bit.ly/2uaYG2U
    Follow Top Channel on Twitter HERE: bit.ly/2TJndeH
    #TopChannelNews#Aktakuza#Banjskë#DASH

КОМЕНТАРІ •