Konjufca: Enver Zymeri e Afrim Bunjaku dhanë jetën duke mbrojtur shtetin

Поділитися
Вставка
  • Опубліковано 17 жов 2024
  • #KosovaPress #KosovaPressLive
    Në shënim të Ditës memoriale të policëve të rënë në detyrë, kryeparlamentari i Kosovës Glauk Konjufca zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla dhe ministrja e Jashtme Donika Gërvalla bënë homazhe në vendin ku u vra polici Enver Zymeri.
    Kryetari Glauk Konujfca ka vizituar edhe familjen e policit Afrim Bunjaku, në Samadrexhë, i vrarë në Banjska nga strukturat kriminale të Serbisë, si dhe në familjen e policit Enver Zymeri në Duboc të Vushtrrisë, i vrarë në krye të detyrës në Zupç të Zubin Potokut 13 vjet më parë.
    Kreu i Kuvendit tha se heronjtë Enver Zymeri dhe Afrim Bunjaku, dhanë jetën e tyre pikërisht duke e mbrojtur shtetin dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës
    Kurse, Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani, ka folur për masat e ndërmarra sot me rastin e garave të kërcimit në liqenin e Ujmanit, të cilat mbahen për herë të parë me rastin e shënimit të Ditës memorialë kushtuar policëve të rënë në detyrë.
    Ai ka thënë se prania e Policisë së Kosovës ka qenë e domosdoshme si masë e sigurisë, por jo si provokim.
    Ai ndërkaq nuk ka dashur të komentojë lidhur me refuzimin e ofrimit të masës së sigurisë për kryetarin e Komunës së Zveçanit, duke thënë se për këtë duhet të përgjigjet Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Mitrovicës.
    Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka përkujtuar policët e rënë në detyrë, duke thënë se ata do të përkujtohen përherë.
    KosovaPress iu ofron shërbimin e përditshëm të lajmeve (7 ditë në javë) nga Kosova, rajoni e bota, në fusha të ndryshme të veprimtarisë . Servojm lajme e raporte për zhvillimet në Kosovë dhe për Kosovën, kemi informacione për ngjarjet në rajon dhe botë. Në rast të arritjes së marrëveshjes, specifikat tjera të shfrytëzimit të lajmeve të KosovaPress-it, janë të shënuara në kontratën, e cila do ta finalizonte ofertën tonë dhe interesimin tuaj. Lajmet e Kosova Press-it janë në dispozicion edhe në gjuhën angleze.
    Që të informoheni më shumë vizitojeni www.kosovapress.com
    kosovapress.com/
    Facebook: / kosovapress
    UA-cam: / kosovapressofficial
    Twitter: / @kosovapressi
    Instagram: / kosovapressofficial

КОМЕНТАРІ •