Tërmet në Tiranë: Magnituda 3.8, pa dëme të raportuara-(25 Shkurt 2010)

Поділитися
Вставка
  • Опубліковано 8 лют 2025
  • Lajme Arkiva 2010
    Tirana është goditur mëngjesin e sotëm nga një tërmet me magnitudë 3.8 shkallë Rihter.
    Specialistë të Institutit Sizmologjik thanë për Tv Klan se lëkundjet u regjistruan në orën 07:20 minuta, dhe epiqendra e këtij tërmeti ishte 11 kilometra në verilindje të kryeqytetit.
    Në Tiranë, tërmeti u ndje me magnitudë 4 ballë, ndërsa në epiqendër ishte ndjerë me magnitudë 4-5 të shkallës Rihter.
    Rrapo Ormani, specialist i Institutit Sizmologjik, tha se lëkundjet përfshihen në kategorinë e tërmeteve të lehta.
    Rrapo Ormani: “Por është e shoqëruar edhe me rreth 5 deri në 6 pas goditje të tjera të cilat kanë pasur magnitudën nga 2.1 deri në 3 rihter, por në bazë të bazë të informacionit të marrë deri tani shkalla e magnitudave ka ardhur në rënie dhe gjithashtu dhe shpeshtësia e 3 pasgoditjeve ka ardhur duke u shuar. Kështu që ne gjykojmë që goditja kryesore e shoqëruar nga këto pasgoditje është çliruar energjia në këtë vatër tërmeti.”
    Epiqendra e tërmetit ka qenë në një zonë të pabanuar dhe nuk raportohet për dëme.
    Specialistët thonë se Shqipëria është një vend sizmik dhe shirat që kanë përfshirë vendin ditët e fundit nuk kanë ndikim në shkaktimin e tërmeteve.
    Rrapo Ormani: “Koha ose moti tani nuk ka lidhje pasi tërmetet janë procese tektonikë, pra ndodhin në brendësi të tokës, në thellësi të saj. Pikërisht dhe tërmeti i sotëm ka pasur një thellësi 13 km kështu që nuk ka lidhje me situatën e reshjeve që bie në këtë periudhë kohore./tvklan.al
    Gazetare: Anduena Llabani
    SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on UA-cam for more videos!
    Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/
    Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/
    Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
    Follow rtvklan on Instagram: / rtvklan
    Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/prog...

КОМЕНТАРІ •