Me veshje kombëtare shqiptare në Bunar Fest në garën tradicionale të lëshimit me goma

Поділитися
Вставка
  • Опубліковано 4 чер 2024
  • Me garën tradicionale të lëshimit me goma në Lumbardh, është mbyllur suksesshëm edicioni i XX-të i atraksionit tradicional “ Bunarfest 2024”. Rreth pesëdhjetë pasionantë të lëshimit me goma nga Prizreni, Prishtina, Mitrovica dhe Shqipëria, Brazili, Gjermania, Holanda e SHBA-të e shtete të tjera, kanë përjetuar adrenalinë në lum nga kampi i Marashit deri tek Ura e Gurit në qendër të qytetit. Tash e disa vite nuk mund të mungojë në këtë ngjarje të veçantë, e reja prizrenase Renata Gjeraj, e cila për këtë garë kishte përzgjedhur të vishet me veshje kombëtare shqiptare. Ajo foli për emocionet e radhës në “ Bunarfest” dhe pse kishte përzgjedhur të dukej si një Shotë Galicë e vërtetë. Ajo është shpallur edhe garuesja më atraktive e lëshimit me goma, duke fituar shpërblimin për udhëtim në Portugali nga njëri nga sponsorët e kësaj ngjarje tradicionale “ Red Bull”. Një aventurë e këndshme përplot me adrenalinë në lum, tha se e kishte përjetuar debutuesja në këtë garë, Mafuxinha Monteiro nga Brazili, duke thënë se tash e tutje do të merr pjesë vazhdimisht në “ Bunarfest”. Garuesi që arriti më shpejt në cak, Ubejd Shuki, gjithashtu foli për emocionet që jep kjo garë atraktive. Organizatori Dren Marseli nga OJQ “ X 40”, tha se “ Bunarfest” edhe kësaj here dëshmoi me atraktivitetin e tij se e promovon Prizrenin në botë, që është ndër qëllimet e organizimet të kësaj ngjarje, e cila sipas tij këtë vit vendosi standarte të reja dhe të dobishme për të ardhmen e “ Bunarfest”. Në fund, gjithçka përfundoi me një atmosferë të këndshme në kejin e Lumbardhit, ku të pranishmit u argëtuan me muzikë, ndërsa garuesit më atraktiv janë prezantuar në podium.
    ---
    #tvprizreni#prizreni#lajmet
  • Розваги

КОМЕНТАРІ •