Rama ne Lure, premton ndertimin e rruges | ABC News Albania

Поділитися
Вставка
  • Опубліковано 30 вер 2024
  • I shoqëruar nga një pjesë e kabinetit, kryeministri Edi Rama mungesën e vëmendjes së qeverisë ndaj Lurës dhe vetë Dibrës, gjatë bisedës së zhvilluar me banorët atje, e arsyetoi me atë që quan “gropën, ku i la qeveria e mëparshme”.
    Edi Rama: “Katër vjet ishin për të dalë e për të nxjerrë kokën mbi ujë. Tani kemi mundësi që jo vetëm Rrugën e Arbrit ta fillojmë e përfundojmë po dhe disa rrugë të tjera, siç është dhe rruga e Lurës”.
    Edhe pse turizmi ishte kryefjala e retorikës qeveritare, nevojat e fshatit të artikuluara nga vetë banorët variuan nga furnizimi me energji elektrike, tek mungesa e një spitali apo izolimi në muajt e dimrit për shkak të mungesës së infrastrukturës rrugore.
    “Lura vuan për rrugë, Lura vuan për drita. Çdo dimër, natë dhe ditë, pa u fikur tre herë dritat nuk rrinë”.
    Skepticizmit të atij që premtimin ia quajti reklamë, kryeministri iu përgjigj me sulm verbal.
    “E vetmja gjë që kërkon komuniteti i Lurës është rruga dhe të ngelë një premtin që thua tani dhe më pas ngel në letra. Ne kërkojmë që rruga të bëhet nga Rrësheni dhe jo nga Dibra sepse kjo na lidh ne me Tiranën. Jo nga të duash ti se i ke reklama këto. I ke reklama se thua do ti bëj të gjitha dhe nuk i bën”.
    Edi Rama: “Sa për premtimet e mia zotëri, unë i mbaj. Ndryshimi mes meje dhe teje është se ti kujton se e the dhe u bë. Se nuk ke punuar asnjë ditë. Mëso më shumë”.
    Ankesës së papunësisë së dikujt, shefi i ekzekutivit iu përgjigj me këshilla karriere.
    “Kam aplikuar për punë, kam shkruar tek shqipëriaqëduam.al dhe nuk kam marrë përgjigje”.
    Edi Rama: “Ti ke marrë përgjigje po s’të ka pëlqyer përgjigja”.
    “Jo, jo s’kam marrë përgjigje fare”.
    Edi Rama: “Bëj një projekt dhe të jep shteti para në dorë deri në 15 milionë nëse ke projekt tamam. Po kjo do punë. Ne po hapim thirrjen e dytë se nuk ka patur aplikime”.
    Investimet e pritshme në zonë vijnë përmes përfshirjes së Lurës në programin “100 fshatra plus”, nisëm e kabinetit Rama 2 për mbështetjen e turizmit rural./abcnews.al

КОМЕНТАРІ • 24

  • @lsmethoti2294
    @lsmethoti2294 3 роки тому +1

    Kur nis rruga e Lures qe2018 miratim 2021 pa filluar akoma duam nje rruge sa me shpejt.

  • @userjdksvdmnd
    @userjdksvdmnd 2 роки тому

    E ke then pa dashje apo me dashje at premtim,RESPEKT zoti kryeministër🤣💪💯💖🎼🇦🇱🤝🏼🤣🤣🤣🙌🏽

  • @leovokaj649
    @leovokaj649 6 років тому

    kjo rruge duhet te jete prioritet per zhvillimin e turizmit sepse atje esht nje mrekulli e natyres.

  • @florjantrepca
    @florjantrepca 5 років тому

    Edi rama eshte bo sulltan tashi nuk e heq kush

  • @besabesa314
    @besabesa314 6 років тому

    Sa mire va bon, e pse shkoni o njerez ju e dini se nuk ka me bo asnje sen, te u talle me ju ne fund ju thote maloket.

  • @manihasan1282
    @manihasan1282 6 років тому

    😥😥