Objektivi për 2025-ën për aeroportin e Tiranës, Farabbi: Fluturime direkte me Amerikën Veriore

Поділитися
Вставка
  • Опубліковано 12 тра 2024
  • #Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan
    “Objektivi për vitin tjetër është që të kemi fluturime direkte me Amerikën Veriore”, është shprehur kështu Drejtori Operacional i Aeroportit të Tiranës, Pier Vittorio Farabbi. Në një intervistë për emisionin “Opinion” në Tv Klan, Farabbi ka thënë se janë duke zgjeruar pistën, si dhe do të ndërtojnë më shumë kapacitete te terminali për këtë qëllim.
    Blendi Fevziu: Absolutisht. Numri, në verë sidomos, do të jetë i çmendur sepse i kam parë artikujt dhe reagimet nga e gjithë bota. Për vitin tjetër çfarë synimi keni? Doni vetëm të rriteni apo doni të sillni edhe kompani të tjera? Sepse deri më sot Shqipëria është ndoshta aeroporti më i madh në Ballkanin Perëndimor, është një prej aeroporteve me rritjen me të madhe, ndoshta me rritjen më të madhe në Evropë, por vazhdon të ketë vetëm fluturime lokale. Nuk ka fluturime përtej oqeanit.
    Pier Vittorio Farabbi: Ishim duke diskutuar para disa muajsh për këtë çështje. Objektivi për vitin tjetër është që të kemi fluturime direkte me Amerikën Veriore.
    Blendi Fevziu: Me Amerikën Veriore.
    Pier Vittorio Farabbi: Me Shtetet e Bashkuara.
    Blendi Fevziu: Ne kemi fluturime direkte me Abu Dabin…
    Pier Vittorio Farabbi: Ne tashmë kemi një serë fluturimesh me gjirin. Është një destinacion që vlerësohet shumë. Këtë vit shtuam Salam Air nga Omani për shembull…
    Blendi Fevziu: Nga Omani! Kanë nisur fluturimet?
    Pier Vittorio Farabbi: Do të nisin së shpejti.
    Blendi Fevziu: Kjo do të thotë se do të kemi fluturime me Omanin, Riadin…
    Pier Vittorio Farabbi: Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabinë Saudite, Kuvaitin, Bahreinin. Na mungon vetëm Katari. Vetëm Katari nga mungon.
    Blendi Fevziu: Këto janë destinacione dhe fluturime vetëm verore…
    Pier Vittorio Farabbi: Po. Zakonisht gjatë verës.
    Blendi Fevziu: Janë sezonale.
    Pier Vittorio Farabbi: Janë sezonale. Disa prej tyre si Fly Dubai ose WizzAir në Abu Dabi…
    Blendi Fevziu: Zhvillohen gjatë gjithë vitit. Dhe ato me Amerikën e Veriut janë në plan për vitin tjetër.
    Pier Vittorio Farabbi: Ky është objektivi për të gjithë. Jemi duke zgjeruar pistën për këtë qellim. Do ndërtojmë më shumë kapacitete te terminali për këtë gjë. Do të zhvillojmë vlerësimin e sigurisë sipas “Homeland Security” dhe “TSA” të sigurohemi se jemi të gatshëm për atë gjë.
    Blendi Fevziu: Dëgjova se ka 225 mijë veta të cilët udhëtojnë çdo vit në Nju Jork.
    Pier Vittorio Farabbi: Absolutisht.
    Blendi Fevziu: Është një numër shumë i lartë.
    Pier Vittorio Farabbi: Është një numër i çmendur i cili me siguri që mund të sigurojë qëndrueshmërinë e një linje të tillë direkte. Duhet të gjejmë…
    Blendi Fevziu: Do të jetë një fluturim rajonal… Pra edhe njerëz nga Kosova, Maqedonia…
    Pier Vittorio Farabbi: Imagjinoni nëse do të kishit një fluturim drejt Nju Jorkut. Do të mund të udhëtonit nëpërmjet një qendre tjetër sigurisht por do të mund të niseshit nga këtu dhe të mbërrinit në Nju Jork. Kush nuk do të vinte nga Podgorica apo Prishtina ose Shkupi. Dubrovniku gjatë verës ka fluturime direkte nga Shtetet e Bashkuara për shkak të Game of Thrones. Mjaftonte një shfaqje nga Netlfix-i, a ngado ishte për të ngjallur interes për Split-in dhe Dubrovnikun sepse të gjithë duan ti vizitojnë këto vendet. Megjithatë vende të tilla nuk kanë diasporë. Janë amerikanët që vijnë, nuk janë kroat që vijnë në vendin e tyre.
    Blendi Fevziu: Ne kemi një diasporë të madhe, sidomos në Shtetet e Bashkuara.
    Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë - e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.
    SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on UA-cam for more videos!
    Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/
    Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/
    Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
    Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan
    Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/programe/

КОМЕНТАРІ • 2

  • @Pajtim2023
    @Pajtim2023 24 дні тому +1

    225 mij
    Do kete 2 her ne dite fluturime me nju jork veres dhe 1 her ne dit ose 3-4 her ne jav ma e pakta nga nentori ne prill
    Fantaksike
    Silleni delten dhe air albania per 2 her ne dit fluturime nga maj deri ne fund te tetorit

  • @occasionalwind
    @occasionalwind 24 дні тому

    I can't wait! I live in New York City & I would love to fly directly from New York to Tirana! Soooooo .... Convenient!