Berisha-Ballukut: Fatin e Ahmetajt do kesh! Ministrja: Për mua je biskotë e butë...
Вставка
- Опубліковано 29 січ 2025
- Fondet e BE për bujqësinë në vend kanë shkaktuar debate të shumta në seancën e sotme plenare. Pasi ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj ministres Frida Krifca për abuzim me fondet që ka dhënë Drejtoria e Përgjithshme për Bujqësi e Zhvillim Rural e KE-së, zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka kërkuar që kolegët e opozitës të sjellin fakte dhe t’i çojnë ato para drejtësisë.
Balluku iu drejtua Berishës duke i thënë se nuk e ka tagerin për të vlerësuar aftësinë ose jo të një ministri e aq më tepër për të ofenduar. Berisha nuk i ndali akuzat as ndaj kësaj të fundit.
Berisha: Moj zonjë, a po flasim për Komisionin e Kontrollit të Shtetit?
Ermonela Felaj: Uluni, fjalën e ka zëvëndëskryeministrja zonja Balluku.
Belinda Balluku: Qiratë me një Euro i ke shpikur ti me nismën “Shqipëria 1 Euro”, madje i vure Shqipërisë dhe një tag, tabelë shitjeje me një Euro. Sigurisht që do flas sepse ti nuk më bën mua asnjë lloj përshtypje. Unë i kam mbijetuar shefit tënd kështu që ti për mua je një biskotë shumë e butë. Unë jam e mbijetuar e sistemit të Enver Hoxhës, ti s’më bën asnjë lloj përshtypje.
Meqë u drejtohesh zonjave me dorë, nëse ti ke akuza, çojini atje ku duhet, drejtohu te SPAK po kam frikë se nuk i afrohesh dot. Tregoni respekt për ministren e Bujqësisë dhe pastaj nëse është e fajshme apo jo, ka kush e vendos. E respektojmë shumë punën e opozitës, ju do akuzoni, por ju do i drejtoheni drejtësisë. Nuk e kuptoj me cilën vlerë ti, ma trego pak. Çfarë aftësie vlerësuese ke, kush je ti që i vlerëson se kush është ministri më i aftë apo i paaftë, bëni debat mbi argumenta, jo me ofendime. Kush ka argumenta të dalë t’i thotë e kush ka fakte t’i çojë para drejtësisë. Kurse për akuzat e një Eurove nuk na bën përshtypje sepse ka qenë strategjia jote me sloganin që nuk na hiqet nga mendja “Shqipëria 1 Euro”.
Sali Berisha: E patë ju reagimin saj? E di pse reagoi kjo për Frida Gugalen, sepse vetë është stërgugale. Ai raport i Kontrollit të Shtetit e nxjerr atë në krye të piramidës së hajnisë. Është ministrja që vjedh në çdo kilometër rruge të ndërtuar, që ndërton me 24 mln euro rrugën. Mos fol tani, fole ti s’fola unë. Të jesh e bindur ti, që fatin e Arben Ahmetajt do kesh! Bën mirë që erdhe për të mbrojtur Edi Ramën. Po ça është kjo mor?! Ai thotë kam gjetur 18 mld abuzime me qiratë, kjo ngrihet e mbron! Edhe ti duhet të kesh vjedhje të tmerrshme! Ka ardh një raport këtu apo jo?! Është me shifra 138 miliardë, merre shife me të gjitha shpërdorimet. 108 mld janë tatimet, pse e paskam gabim unë?
Më herët, ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca, sqaroi nga Kuvendi pezullimin e faturës së rimbursimit nga Drejtoria e Përgjithshme për Bujqësi dhe Zhvillim Rural e Komisionit Evropian për një pjesë të shpenzimeve të radhës të fondeve për mbështetjen e bujqësisë. Ajo sqaroi se është e vëmendshme për çdo rekomandim dhe se në raport nuk përmendet në asnjë moment korrupsioni. Krifca nënvizoi se AZHBR raporton në mënyrë periodike. Prandaj, sipas ministres, në këtë hetim janë përballur pa frikë pasi agjencia ka rezultate pune
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on UA-cam for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/kate...
Follow Klan News on Facebook: / klannews
Follow @klannews on Instagram: / tvklannews
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
PA U GJYKU 14 SHTATORI GËRDECI DHE 21 JANARI NUK KA QETËSI SHQIPËRIA ❤❤
Ka te drejte SALIU ,dardha e ka bishtin mbrapa ,ZOT sot eshte SPAK!👍👍👍
Biskote e bute🤭 swaaaaaaaag giiiiiiiiirl😂
Kjo eshte gati ndaj ja dhane posting
😮😮😮😮
Nga gjitha keto shpifje qe ke bere ne ate stalle ,a te ka rene ndermende qe te shkoni nje here te veteme ne prokurori per te denoncuar???Te pakten mose beje sikur te dhimbset ai vende,sepse raliteti me ty eshte ndryshe.
Ti do kesh fatin e Pinoçetit.