Top News/ ‘Trembet’ Irani, heq dorë nga hakmarrja / Nuk sulmon Izraelin nëse ndalet lufta në Gaza

Поділитися
Вставка
  • Опубліковано 9 вер 2024
  • Lindja e Mesme, dhe pjesa më e madhe e botës, po presin që Irani të kryejë një sulm hakmarrës ndaj Izraelit për vrasjen e udhëheqësit politik të Hamasit. Por a ka mundësi që Teherani të tërhiqet në këmbim të përparimit në bisedimet për paqe në Gaza? Kjo ishte shpresa e liderëve rajonalë të mbledhur në një samit urgjent në Jeddah. Të mërkurën bota dukej buzë luftës. Fluturimet për në Iran apo vendet fqinje u anuluan mes frikës se raketat mund të lëshoheshin në çdo moment, në një përshkallëzim shumë të frikshëm të luftës së Izraelit në Gaza. Me vendin e tij në prag të ndezjes së një lufte rajonale, ministri i Jashtëm në detyrë i Iranit, Ali Bagheri, i foli me zë të ulët një ndihmësi i cili u përkul për të kuptuar fjalët e tij.
    Ministri i Jashtëm i Kamerunit u ul në të djathtë të Bagherit, ai i Jemenit në të majtë, në një sallë plot me ministra të tjerë të jashtëm nga vendet me shumicë myslimane, të gjithë atje për të ndihmuar në parandalimin e shpërthimit të një konflikti më të gjerë. Që kur shefi politik i Hamasit Ismail Haniyeh u vra në Teheran javën e kaluar, udhëheqësit e Republikës Islamike janë zotuar të hakmerren kundër Izraelit, që ata e konsiderojnë përgjegjës pavarësisht se vetë Izraeli nuk e ka konfirmuar apo mohuar përgjegjësinë. Dhe skena ku duhej vënë në jetë një përpjekje e fundit, për të shuyar zemërimin e iranit, ishte organizata e bashkëpunimit islamik...Sipas ministrit të jashtëm të jordanisë, vend ky që është përfshirë në mënyrë aktive në bisedimet për një marrëveshje mes izraelit dhe hamasit, hapi i parë drejt ndalimit të përshkallëzimit do të ishte ndalimi i agresionit të vazhdueshëm në gaza. Përpjekja për të bindur kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, është e hershme... por këtë herë, mund të jetë më e frytshme se më parë. Sekretari i Shtetit i Shteteve të Bashkuara Antony Blinken thotë se SHBA dhe aleatët kanë komunikuar drejtpërdrejt me Izraelin dhe Iranin se "askush nuk duhet ta përshkallëzojë këtë konflikt", duke shtuar se negociatat për armëpushim kanë hyrë në "një fazë përfundimtare" dhe mund të rrezikohen nga përshkallëzimi i mëtejshëm diku tjetër. në rajon. Dhe në fakt, të premten, izraeli e dha sinjalin e parë...pranon të kthehet në bisedime...Tani mbetet të shihet se cfarë do të bëjë irani...
    Pamje: AFP
    Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
    Për më shumë vizitoni: top-channel.tv/
    Subscribe to "Top Channel" on UA-cam Channel for NEWS and TV
    Shows HERE: bit.ly/2Y15KwK
    For more content from click HERE: www.top-channel.tv
    Like Top Channel on Facebook HERE: bit.ly/2FglWTs
    Follow Top Channel on Instagram HERE: bit.ly/2uaYG2U
    Follow Top Channel on Twitter HERE: bit.ly/2TJndeH
    #TopNews#Izrael#Gaza

КОМЕНТАРІ • 32

  • @agimziu6926
    @agimziu6926 Місяць тому +3

    Ka shku me ngrit Bithen perpjete Masllumi.

  • @JosephCox-t9e
    @JosephCox-t9e 2 дні тому

    2703 Clyde Walks

  • @afrimduro6365
    @afrimduro6365 Місяць тому +2

    Pa diskutim ka nderhyr kryeudheheqesi boteror Ramzan Ramovici

  • @arlindqoshlli6862
    @arlindqoshlli6862 28 днів тому

    Nuk ja mba me Izraelin hahahahaha

  • @LiridonMorina-dt7xq
    @LiridonMorina-dt7xq 25 днів тому

    Titulli eshte krejtesisht ndryshe çfare thate ju me goj, dhe menjeher une po abonohem. Sot ma morret nje shikim , por kurr më

  • @TqiRopt-ni1hh
    @TqiRopt-ni1hh 28 днів тому

    Ha ha ha ha ha ha ha ha ha ha ha ha

  • @MeritonMeriton-qn6qt
    @MeritonMeriton-qn6qt Місяць тому

    🤣🤣🤣🤣