Pa Gjurme- La gruan me djalin dhe hipi në makinën e panjohur/ Babai: Më mbërriti e-mail, shkruhej…

Поділитися
Вставка
  • Опубліковано 26 сер 2024
  • Dashamiri është djali i tretë, nga 4 fëmijët e familjes Xhafa i cili rezulton në skedën e të humburve që prej vitit 2005.
    Ishte viti 1993 kur për Dashamirin erdhi letra për ushtar, ndërsa kreu shërbimin ushtarak deri në vitin 1994. Me të mbaruar shërbimin ushtarak, një djalë i shkathët asokohe planifikoi që bashkë më shokët e tij të emigronte drejt Italisë, por pa i thënë askujt lidhur më planin e tyre. Ata u nisen me skaf nga Vlora dhe mbërritën në Itali.
    Fillimisht u vendosën në Fogia, aty ku Dashamiri nisi punë në bujqësi. Gjatë kësaj kohe ai u njoh me një shtetase italiane me emrin Rita Kocellin, dashuri e cila përfundoi në martesë, në vitin 2004. Ata vendosën të jetonin së bashku duke celebruar marrëdhënien e tyre, përmes një ceremonie në kishë.
    Një vit më pas erdhi në jetë djali i tyre Kevin. Jeta vazhdonte, Dashamari punonte dhe tashmë kishte krijuar familjen e tij.
    Ishte mbrëmja e 16 qershorit të vitit 2005 kur të tre ishin bashkë, ndërsa Dashamirit i bie telefoni. Bashkëshortes Ritës, i thotë se ishte një miku i tij dhe se duhej të dilte, por do të kthehej për pak. I shoqi nuk po kthehej dhe Rita vuri në alarm familjarët ndërsa bënë edhe një denoncim në polici ku zbuluan se Dashamiri ishte i akuzuar për trafik droge.
    Kur ende nuk është mësuar asgjë për fatin e tij, babai i Dashamirit, Muhamedi akuzon pronarin ku punonte i biri, një shtetas italian me emrin Paulo, duke e bërë përgjegjës për përfshirjen e të birit në rrjetin e trafikimit të lëndëve narkotike.

КОМЕНТАРІ • 4

  • @aldabutka2333
    @aldabutka2333 2 місяці тому

    Pershendetje, Odeta! Ju ndjek ne menyre te vazhduar. Thuaji zoterise ne studio, qe te ketilla email na dergojne vazhdimisht. Ai i shkreti prind, e lidh me historine e djalit, por jo, eshte fjale per fjale, si ato qe kemi marre ne te gjithe, disa here