Klan News - Përplasja Osmani-Vuçiç në OKB

Поділитися
Вставка
  • Опубліковано 26 вер 2024
  • Në raportimin e saj 6 mujor për Kosovën shefja e UNMIK-ut Caroline Ziadeh kërkoi ndëshkimin e përgjegjësve për sulmin e armatosur të 24 shtatorit të vitit të kaluar në Banjskë.
    Caroline Ziadeh: Duam që të nxirren përgjegjësitë për incidentin në Banjskë që është një incident shumë serioz i sigurisë. Kjo është edhe çështje gjyqësore, por edhe domosdoshmëri politike, në mënyrë që raste të tilla të mos përsëriten.
    Zgjidhja e problemeve që po ndodhin në Kosovë është edhe formimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
    Presidenti serb Vuçiç e konsideroi si skandal pjesmarrjen politike të Albin Kurtit dhe VetëVendosjes me kandidatë në zgjedhjet që zhvillohen në Maqedoninë e Veriut.
    Vuçiç, u shpreh se këto veprime të Kurtit për një agjendë drejt Shqipërisë së Madhe po tolerohen nga bashkësia ndërkombëtare ndërsa serbëve po iu mohohen të drejtat e tyre.
    “Për 11 vite Prishtina refuzon që të zbatojë marreveshjen per themelimin e bashkësisë së komunave serbe. Heqja nga përdorimi i dinarit paraqet pikën kulmore të një fushate të motivuar etnikisht kundër serbëve nga Albin Kurti. Serbia dënoi pa mëdyshje dhunën në Banjska, por ato ngjarje ishin pasojë e represionit dhe persekutimit të serbëve nga ana e Kurtit.”
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se autoritetet serbe janë përgjegjëse për sulmin në fshatin Banjskë të Zveçanit pasi autorët lëvizin lirshëm në Serbi e vazhdojnë të marrin kontrata të mëdha nga qeveria e Vuçiç.
    “Përpjekjet nga Serbia për destabilizimin e Kosovës janë ende aktive. Serbia synon që të bëjë të pamundur integrimin e serbëve aty ku jetojnë. Ata janë nën trysni, jo nga Kosova po nga Qeveria e Serbisë siç ishte edhe rasti me bojkotin e votimeve të kësaj të diele ku ata nuk e shfrytëzuan mundësinë për largimin nga detyra të katër kryetarëve të komunave në veri.” Osmani ishte e shoqëruar nga katër gra heroina nga Kosova, Fahrije Hoti, Vasfije Krasniqi, Elhame Muçollin dhe Shyrete Tairin të cilat janë lënduar nga dhuna serbe në Kosovë. Ato hasën telashe në nisjen e seancës në protokollin e Këshillit të Sigurimit që u hap me disa minuta vonesë. Për këtë protestoi edhe presidenti serb Vuçiç që e konsideroi pjesëmarrjen e tyre si teatër politik.
    SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on UA-cam for more videos!
    Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/kate...
    Follow Klan News on Facebook: / klannews
    Follow @klannews on Instagram: / tvklannews
    #KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan

КОМЕНТАРІ • 1