Shije Shtëpie - Mish me bamje - Tv Klan

Поділитися
Вставка
  • Опубліковано 15 жов 2024
  • #ShijeShtëpie në #TvKlan.
    500 gr mish viçi ose qingji
    1 kg bamje
    5-6 lugë gjelle vaj
    2 qepë mesatare
    4 domate
    Kripë, piper të zi dhe dafinë
    Majdanoz
    100 ml uthull për larjen e bamjeve
    Fillimisht lajmë bamjet pa i qëruar. I spërkatim me uthull dhe kripë dhe i lëmë për 15-20 minuta me qëllim që të zbutet pushi e më pas i shpëlajmë dhe njëherë. Pasi t’i kemi kulluar mirë e të jenë tharë pak, fillojmë dhe i qërojmë duke i prerë bishtat në formë konike.
    Ngrohim vajin dhe shtojmë në tenxhere mishin së bashku me qepën të grirë hollë në kubikë, i kaurdisim së bashku derisa qepa të zbutet dhe mishi të marrë ngjyrë.
    Shtojmë domatet të qeruara nga lëkura dhe të prera në feta rrumbullake të holla. I kaurdisim së baashku, duke shtuar kripë, piper të zi, 1 ose 2 gjethe dafinë dhe i lëmë të ziejnë në zjarrë të ngadaltë për disa minuta.
    Zakonisht unë bamjet nuk i skuq por i vendos në një tavë dhe pasi i spërkasë me pak vaj i vendosi në furrë, në temperaturë 190 gradë për 10-15 minuta. Më pas i shtojmë në tenxhere duke i vendosur rreth e qarkl në pjesën anësore të tenxheres dhe më pas vendosim copat e mishit.
    Gjatë vendosijes së bamjeve, shtojmë në çdo shtresë majdanoz, pak fare kripë dhe piper.
    Vendosim kapakun dhe elëmë të ziejë në temperaturën nën mesatare dhe gjella të gatuhet ngadalë derisa bamjet dhe mishi të kenë zierë. I servirim 20-25 minuta pasi kemi fikur zjarrin dhe bamjet të jenë vakur.
    Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.
    SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on UA-cam for more videos!
    Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/
    Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/
    Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
    Follow rtvklan on Instagram: / rtvklan
    Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/prog... #Receta#ZonjaVjollca#KaterinaTrungu

КОМЕНТАРІ • 2

  • @zikeosmani3905
    @zikeosmani3905 Рік тому

    Te lumshin duart

  • @renarena1206
    @renarena1206 2 роки тому

    Po procesin per zierien e perimeve ne avull e ka kio tenzhere???