Sipërfaqja e Marsit është modeluar nga përmbytje të dhunshme të ndodhura rreth 3.5 mld

Поділитися
Вставка
  • Опубліковано 12 вер 2024
  • Sipërfaqja e planetit Mars është modeluar nga përmbytje të dhunshme të ndodhura rreth 3.5 mld vjet më parë. Gjatë një eventi natyror të jashtëzakonshëm masa të mëdha uji u zhvendosën duke shkatërruar territorin e duke lënë gjurmë të thella të dukshme edhe sot.
    Ndërtimi i historikut në kompjuter vjen pas një punë të gjatë studimore që është publikuar në revistën shkencore Nature.
    Sot Marsi është i ftohtë dhe i shkretë, por në një të kalur të largët ishte i pasur me ujë dhe në transformim të vazhdueshëm. Miliarda vite më parë në Planetin e kuq mendohet se ekzistonin qindra liqene , me përmasa shumë të mëdha, por edhe kratere të shumtë të mbushur me ujë.
    Kur sasia e ujit ishte më e madhe, dilnin nga shtretërit e tyre dhe anët e kratereve thyheshin duke shkaktuar përmbytje katastrofike. Deri tani, në bazë të të dhënave të marra nga satelitët, është rindërtuar historia e 262 liqeneve të kolapsuar rreth 3.5 mld vjet më parë.
    Sipas autorëve të studimit, përmbytjet patën një impakt të fortë në historinë e Marsit dhe mendohet se qenë përgjegjëse për erozionin e rreth 24% të luginave të planetit.
    Klan News
    SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on UA-cam for more videos!
    Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/kate...
    Follow Klan News on Facebook: / klannews
    Follow @klannews on Instagram: / tvklannews
    #KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan

КОМЕНТАРІ •