Shtepi te re familjes ne Librazhd, Balla: Projekti do vijoje | ABC News Albania

Поділитися
Вставка
  • Опубліковано 3 січ 2019
  • Vit I Ri, shtëpi e re, kjo ka ndodhur me një familje të varfër në fshatin Çerçan të Librazhdit. Falë angazhimit të Bashkisë dhe donatorëve, familja Buzani ka mundur të sigurojë më në fund një strehë për fëmijët e tyre.
    Viti i Ri ka gjetur me shtëpi të re familjen Buzani në Çerçan të Librazhdit, e cila jetonte në kushte mjaft të mjerueshme. Xhevat Buzani së bashku me bashkëshorten dhe tre fëmijët e tij jetonin në kushte të mjerueshme në një barakë. Angazhimi i Bashkisë së Librazhdit dhe donatorëve, bëri që Viti i Ri familjen Buzani ta gjejë në shtëpinë e re me kushte normale jetese. Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla dhe Kryetari i Bashkisë Librazhd uruan familjen Buzani për shtëpinë e re, ku nuk munguan dhuratat për fëmijët.
    “Ju përsa i përket njësisë administrative Hotolisht besoj që kjo ishte një familje që ishte në kushtet më të vështira dhe ne do ta vazhdojmë këtë projekt. Kryetari i bashkisë me mbështetjen tonë do vijojë që në çdo zonë ku ka realisht familje që jetojnë në këto kishte të ndërhyjmë që të garantojmë të paktën dy dhoma me të gjitha kushtet minimale”, tha Balla.
    Familja Buzani jetonte në barakë prej më shumë se 15 vitesh. Mungesa e të ardhurave kishte bërë që kjo familje të mos kishte asnjë mundësi për të siguruar një jetë më të mirë për fëmijët./abcnews.al

КОМЕНТАРІ • 3