Zone e Lire/ “Ti qenke karagjoz”, perplasja e ashper ne emision
Вставка
- Опубліковано 18 кві 2019
- Koço Kokëdhima së fundmi ka shpallur kandidaturën e tij për kryetar të Bashkisë së Tiranës në zgjedhjet lokale të 30 Qershorit. Mbrëmjen e sotme ai ishte i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” në Tv Klan nga ku foli për kandidaturën e tij dhe për prishjen e paligjshme të ndërtimeve në Unazën e Madhe. Por pas ndërhyrjes së Arjan Curit, i cili e pyeti nëse paligjshmëria filloi kur ai iku nga PS apo para, Kokëdhima u acarua.
Arjan Curi: Kur filloi paligjshmëria? Kur ikët ju nga PS, apo para?
Koço Kokëdhima: Nëse do të bësh provokatorin, nuk ke shanse të bësh bisedë me mua. Je përcjellës i të gjithë shpifjeve të Sali Berishës me shokë dhe me këto gjëra nuk mund të bësh bisedë me mua. Nëse ke ndonjë fakt, atëherë fol.
Arjan Curi: Unazën e Vogël të Tiranës ju e ndërtuat.
Koço Kokëdhima: Është një gënjeshtër, provokim. Unazën e Vogël të Tiranës nuk e ka bërë asnjë kompani e imja dhe sikur, asnjë shpronësim nuk e bën kompania, por shteti. Duhet të pyesësh Ramën jo mua se nuk jam babai i Ramës. Pushtetin e tij nuk e kam ushtruar unë, por Rama. Nuk merrem me provokimet e tij.
Arian Çani: U keqkuptove… Unë pyeta a ka qenë kështu situata kur ju keni qenë pas Ramës? Keni qenë bashkëpunëtorë.
Koço Kokëdhima: Jo s’kemi qenë, nuk përgjigjem për Ramën.
Arjan Curi: Ju edhe në intervista keni thënë që keni qenë mentor i Ramës.
Koço Kokëdhima: Ç’lidhje ka kjo me prishjet. Lëri këto provokime. Mashtruesa dhe gënjeshtarë nuk flasin dot me mua. Maskarallëqet e tua je mësuar t’i bësh me të tjerë, jo me mua.
Arjan Curi: Ju nuk po kontrolloni veten se ç’po thoni…
Koço Kokëdhima: E kontrolloj shumë mirë. Ti qenke karagjoz.
Arjan Curi: Faleminderit shumë, ti je i mrekullueshëm dhe meriton të jesh kryetar bashkie që këtë herë t’i firmosësh vetë tenderat që do të marrësh. /tvklan.al