Top News - Pritet tërmet, paralajmërim në Greqi: Mbyllni shkollat! Aktivitet sizmik në Santorini

Поділитися
Вставка
  • Опубліковано 9 лют 2025
  • Autoritetet greke kanë këshilluar autoritetet në ishullin e Santorinit në Egje, që të mbyllin shkollat të hënën, të shmangin dy porte të vogla në ishull dhe të mos qëndrojnë në hapësirat e brendshme, pas rritjes së aktivitetit sizmik në zonë gjatë ditëve të fundit. Një seri lëkundjesh me magnitudë deri në 4.3 u regjistruan të premten dhe të shtunën në zonën midis ishullit vullkanik të Santorinit dhe Amorgos, tha ministria e mbrojtjes civile në një deklaratë të shtunën pasdite.
    Ministria tha se aktiviteti nuk ishte i lidhur me aktivitetin vullkanik dhe se po tërhiqej, por ekspertët kishin propozuar masa paraprake duke përfshirë mbylljen e shkollave më 3 shkurt. Ata gjithashtu u kërkuan njerëzve që të mos hynin ose të qëndronin në portin e vogël të Ammoudi-t dhe portin e Fira-s, që shërben kryesisht për anijet turistike. Tërmete me magnitudë 2.8 dhe 4.5 ballë goditën zonën të dielën në mëngjes, sipas institutit gjeodinamik të Athinës, pa shkaktuar dëme. Greqia ndodhet në linja të shumta thyerjeje dhe shpesh tronditet nga tërmetet. Santorini është një nga destinacionet kryesore turistike të Greqisë.
    Një nga shpërthimet më të mëdha në histori, rreth vitit 1600 para Krishtit, formoi ishullin në formën e tij aktuale. Shpërthimi i fundit në zonë ndodhi në vitin 1950.
    Pamje:AFP
    Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
    Për më shumë vizitoni: top-channel.tv/
    Subscribe to "Top Channel" on UA-cam Channel for NEWS and TV
    Shows HERE: bit.ly/2Y15KwK
    For more content from click HERE: www.top-channel.tv
    Like Top Channel on Facebook HERE: bit.ly/2FglWTs
    Follow Top Channel on Instagram HERE: bit.ly/2uaYG2U
    Follow Top Channel on Twitter HERE: bit.ly/2TJndeH
    #TopNews#Termetet#Greqi

КОМЕНТАРІ • 6

  • @nikoss.2583
    @nikoss.2583 7 днів тому

    Videoja tek spitali esht ne kos jo samtorini

  • @adrigamin
    @adrigamin 7 днів тому

    po plas vullkani o plak 🤣

  • @GjergjMuzaka-ei6oi
    @GjergjMuzaka-ei6oi 7 днів тому +2

    Sa me shpejt ti fshij keto gabel

    • @anxhelina446
      @anxhelina446 6 днів тому

      Por mos harro se jan mbi 5 mije shqipetar ne santorini

    • @besjankica1663
      @besjankica1663 6 днів тому

      A i ke numru se jan 6 mij me duket 😂​@@anxhelina446