Të jetosh me ndihmë sociale/ 176 familje në Delvinë jetojnë në varfëri

Поділитися
Вставка
  • Опубліковано 3 лют 2023
  • #oranews #delvine
    Varfëria dhe papunësia kanë pllakosur qytetin ndërsa banorët thonë se nuk kanë asnjë mundësi pune atje. Për shumë familje ndihma ekonomike është e pamjaftueshme.
    Delvina është një nga qytetet me vështirësi më të mëdha ekonomike.
    Mosha e madhe e banorëve, largimi i të rinjëve dhe atlernativat e pakëta, për punësim kanë zhytur shumë familje në varfëri ekstreme.
    Ndihma ekonomike nuk duket se ka rezultuar “shpëtimtare”, për qytetarët që e kanë atë të vetmin burim të ardhurash.
    Qytetarët: “As për ujë, as për drita, as për gjë, as për ilaçe. Çfarë mund të bëj unë më 20 mijë lek?
    Ka ditë që ngelem pa ushqime. Ç’janë 20 mijë lek? Me 20 mijë lek, as ilaçet s’i merr dot”.
    Mes pamundësive ekonomike në Delvinë ka edhe nga ata banorë që jetojnë pa energji elektrike për shkak se nuk e paguajnë dot.
    Të tjerë e shtyjnë muajin duke kërkuar ndihmë monetare nga fëmijët në emigracion.
    “M’i kanë prerë dritat dhe të tëra. S'kam”, tha ai
    Mundësitë e punësimit në këtë qytet janë të pakta, por edhe më të vështirë e bën paaftësia fizike e një pjese të banorëve për të punuar.
    “Nga sytë nuk shikoj mirë, do vete t’i bëj operim, këto ditë më thanë, por duhen lekë shumë. S’kam. Nuk shikoj, me zor shikoj”, tha ai
    Familje të tëra në Delvinë përballen me drama për mbijetesë, e luftë për bukën e gojës.
    Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/ekonomi/te-jet...
    Follow Televizionin Ora News
    Website: www.oranews.tv
    UA-cam bit.ly/2DDddtL
    Facebook: bit.ly/2RkUN4s
    Instagram / oranewstv
    Twitter / oranewsrtv
  • Розваги

КОМЕНТАРІ •