Pa Gjurme- Plagosi fqinjin me thikë, një grua e ndihmoi të arratisej/Familja: S'duam hasmëri

Поділитися
Вставка
  • Опубліковано 12 вер 2024
  • #pagjurme #odetadume #reportTV Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni nga e hëna në të premte në orën 16:00 në ekranin e Report Tv
    Ferdinand Shyti u arratis nga fshati Gështenjas të Pogradecit, pasi la të plagosur me thikë fqinjin e tij pas një konflikti të çastit shkurtin e vitit 1994.
    “Do të shkoj në Greqi tek ajo vajza që i shpëtova jetën dhe nuk do të kthehem më kurrë”!
    Kaq mundi të shqiptonte i riu nga Pogradeci, në minutat e fundit të tij nga arratisja jashtë vendit. Dhe në fakt, ai u dha këtë sinjal një prej të afërmve, duke nënëkuptuar se do shkonte në Greqi, vend i cili e lidhte me një tjetër episod në jetën e tij. Atëherë, kur në vitin 1992 teksa mori rrugën për të kaluar për herë të parë kufirin drejt Greqisë u njoh me dy persona, motër e vëlla nga Lushnja. Në tentativë për të kaluar ilegalisht kufirin e gjelbër, Ferdinandi shpëton nga mbytja vajzën e cila bie në lumë. Që nga ai moment dera e shtëpisë së saj në qytetin e Kozanit kishte qëndruar gjithnjë e hapur për djalin nga Pogradeci.
    Ndaj edhe kësaj here, për 28-vjeçarin e asaj kohe vend i sigurt për strehimin e tij do të shërbente pikërisht kjo njohje e tij e vjetër.
    Po ai u zhduk në mënyrë të mistershme nga përtej kufirit, dhe nuk pati asnjë të dhënë nëse kishte mbërritur apo jo në destanacion. Familjarët nuk kishin mundur të mësojnë kurrë emrin e vëlla e motër që Ferdinandi kishte patur këtë lidhje kaq të ngushtë. Por as Ferdinandi nuk e mësoi kurrë se fqinji që ai kishte lënë të plagosur, e për të cilin ai ishte larguar tashmë nga Shqipëria e kishte falur për këtë veprim.
    Aludimet në gjithë këto vite se ndoshta Ferdinandi ka jetuar në qytetin e Kozanit vend ku jetonte dhe vajza nga Lushnja, që ai e kishte ndihmuar vite më parë nuk u konkretizuan kurrë. Pasi askush nga familja nuk ka mundur të gjejë kontaktet në këtë qytet grek për të rënë në gjurmët e tij. Pikëpyetje të mëdha kanë munduar prej vitesh familjarët, ndërsa nëna dhe babai kanë ndërruar jetë pa mësuar fatin e të birit. I vetmi që është në kërkim të tij i vëllai bën apel për ndihmë. Me shpresën se Ferdinandi është gjallë ai lutet që të japi të paktën një sinjal, pas afro 29 vitesh.

КОМЕНТАРІ • 18

  • @morinafestim8393
    @morinafestim8393 Рік тому +4

    Me vjen shum keq per ket zotrin I uroj sa ma shpejt te ket kontakt me te villain e tij zoti te ndimovt

  • @margeritalahti2758
    @margeritalahti2758 Рік тому +1

    Uroj me shpirt te gjindet sa me pare 🙏🙏🙏

  • @rozakatroshi2281
    @rozakatroshi2281 Рік тому +1

    Odeta you look very smart🤵‍♀️😊

  • @rozakatroshi2281
    @rozakatroshi2281 Рік тому +1

    Odeta, jeni gazetarja , prezantuesja me e mire ne Shqiperi,very professional. Ju pershendes nga larg💁‍♀️🥰

  • @margeritalahti2758
    @margeritalahti2758 Рік тому +2

    Me fal po per 30 vjet si ske pyt ma shum ma gjat 😮😢😢

  • @viaggiatorecurioso
    @viaggiatorecurioso Рік тому +1

    Odeta je shpirt njeriu

  • @mimozaprifti2544
    @mimozaprifti2544 Рік тому +2

    Po jo Kozana Odeta Kozani.Eshte si te thuash Berata

  • @majlindazela8075
    @majlindazela8075 Рік тому +1

    Pershendetje Odeta je shpirt njeriu zoti te bekoft ty dhe familjen tuaja jeni shum te mir si staf te ndjekim gjithmon nga Italia. 🥰♥️

  • @andonilalatifllari6866
    @andonilalatifllari6866 Рік тому +7

    a keni no ni numer tel me ju kontaktu

  • @mpourakoutzarie1686
    @mpourakoutzarie1686 Рік тому

    Nuk quhet Kozana por kozan

  • @liljanamastoropoulou1159
    @liljanamastoropoulou1159 Рік тому +4

    Nuk kan ber denancim per kte person se fos sto tunel se ka dhen per kte shpresoj te gjendet

    • @liljanamastoropoulou1159
      @liljanamastoropoulou1159 Рік тому +2

      @@arminashyti1184 shipri po por odeta pyeti dhe per ktu greqi prandaj rsp😘😘🙏

  • @margeritalahti2758
    @margeritalahti2758 Рік тому

    Ooo zot po ala se keni gjet, kte plak 😢😢e din zoti KU ka vdek 😢😢😢

  • @nikosglosa4459
    @nikosglosa4459 Рік тому +2

    Kjo odeta sikur zgjeth hallet e njerzve emisjoni per te gjet njerez jo te meresh me kto ceshtje ose ndryshoje titullin e emisjonit se nga 10 emisjone 1 mundet te ket qe gjoja kerkon dike a moj aida shtino ku je