Viti i Ri vjen me spektakel fishekzjarresh ne Tirane

Поділитися
Вставка
  • Опубліковано 31 гру 2018
  • Ky spektakël fishekzjarresh mbi sheshin Skënderbej njoftoi ndërrimin e viteve.
    “Në këtë magji ngjyrash kemi lënë pas 2018-ën me shpresën se viti i ri do të jetë më i mbarë për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen.”
    Të shumtë ishin qytetarët që zgjodhën ta prisnin 2019 në shesh. Urimet për një vit të mbarë dhe të begatë ishin kryefjala e mbrëmjes.
    Festa në qendër të kryeqytetit nisi në orën 22:30 të mbrëmjes me Koncertin e Vitit të Ri të organizuar nga Bashkia e Tiranës, ku performuan këngëtarët e njohur si Evi Reçi, West Side Family, Eneda Tarifa, Eranda Libohova, Sidrit Bejleri, Flori Mumajesi etj. Ata që munguan në shesh e ndoqën përmes ekranit të Tv Klan.
    Festës ju bashkua edhe kryebashkiaku Erion Veliaj, duke e cilësuar 2019 një vit më të mirë për Tiranën.
    “Tirana është sot vendi i të gjithëve, ëndrra e çdo shqiptari për t’ia dalë në Tiranë! Ndaj, miqtë e mi, së bashku kemi bërë mrekullinë, kemi realizuar ëndrrat tona dhe jam i bindur se në vitin 2019, prapë bashkë, do të kemi qytetin më të mirë të shqiptarëve.”
    Nuk ishte kaq festive atmosfera nëpër lagjet e Tiranës. Po siç duket vendimit të qeverisë për të mos lejuar përdorimin e fishekzjarreve dhe lendëve plasëse gjatë ndërrimit të viteve jo të gjithë iu bindën.
    Për natën e ndërrimit të viteve u angazhuan mbi 2 500 punonjës policie në të gjithë vendin, si dhe qëndruan në gatishmëri ambulancat dhe zjarrfikëset.
    Tv Klan

КОМЕНТАРІ •