Top Channel/ “Plas” mes dy Koreve: Jugu hap zjarr në kufi, Putin kërcënon Seulin!

Поділитися
Вставка
  • Опубліковано 20 чер 2024
  • Tensionet mes dy Koreve janë rikthyer, duke kulmuar me të shtënat paraslajmëruese të ushtrisë koreano-jugore pasi pasi disa ushtarë të Koresë së Veriut kaluan kufirin, e pohuar kjo nga Shtabi i Përgjithshëm i Seulit. Pas të shtënave, ushtarët e veriut të izoluar komunist duket se janë tërhequr sërish. Ushtarët e Penianit kaluan Vijën e Demarkacionit Ushtarak që kalon përmes Zonës së Çmilitarizuar ditën e enjte, theksohet. Ky është incidenti i tretë i këtij lloji gjatë këtij muaji. Koreja e Jugut ishte detyruar edhe të martën të paralajmëronte duke hapur zjarr pasi dhjetëra ushtarë të Koresë së Veriut shkelën edhe në atë rast kufirin. Incidenti më i fundit vjen vetëm pasi presidenti rus Vladimir Putin vizitoi Penianin për të parën herë në 24 vjet e së bashku me liderin koreano-verior Kim Jong Un u zotuan që vendet e tyre të ndihmojnë njëri-tjetrin në rast se sulmohen. E pikërisht në këtë moment ashpërsimi të tensioneve, shefi i Kremlinit lëshoi një paralajmërim për Seulin.
    Koreja e Jugut do të bëjë gabim të madh nëse armatos Ukrainën në luftën kundër Rusisë. Moska do të marrë vendime të cilat me gjasë, do të jenë shumë të pakëndshme për lidershipin aktual të Koresë së Jugut.
    Komentet e tij erdhën pasi Seuli deklaroi se po e merrte në konsideratë një mundësi të tillë, në përgjigje të paktit të re që Rusia vulosi me Korenë e Veriut. Dy Koretë janë ndarë që prej Luftës Koreane, që përfundoi në 1953. Ato nuk kanë nënshkruar një traktat paqeje, prandaj teknikisht janë në luftë që prej atëherë.
    Pamje:AFP
    Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
    Për më shumë vizitoni: top-channel.tv/
    Subscribe to "Top Channel" on UA-cam Channel for NEWS and TV
    Shows HERE: bit.ly/2Y15KwK
    For more content from click HERE: www.top-channel.tv
    Like Top Channel on Facebook HERE: bit.ly/2FglWTs
    Follow Top Channel on Instagram HERE: bit.ly/2uaYG2U
    Follow Top Channel on Twitter HERE: bit.ly/2TJndeH
    #Putin#Seul#TopChannelNews
  • Розваги

КОМЕНТАРІ • 13