"Mos u Nxeh"

Поділитися
Вставка
  • Опубліковано 29 кві 2020
  • E mbani mend lojën “Mos u nxeh”? Një lojë ku bashkohen e gjithë familja me kujtimet e fëmijërisë së djeshme dhe të sotme.
    Për të gjithë ju, World Vision e sjell ndryshe lojën “Mos u nxeh”. Do të jetë një kohë e bukur për #fëmijët, #prindërit dhe të gjithë familjen, por njëkohësisht është një mundësi për të edukuar më të vegjëlit në mënyrë argëtuese me zakonet e mira.
    Ndiqni videon për udhëzimet e mëtejshme dhe nëse shkon prapa thjesht, “Mos u nxeh!”
    Kjo lojë është pjesë e nismës #Stayathomefamilychallenge nga World Vision në kuadër të programit të Mbrojtjes së Fëmijëve, për të mbështetur #fëmijët dhe #prindërit dhe për të fuqizuar familjen e tyre. Nisma e titulluar “Stay at Home Family Challenge”, është një program me një seri aktivitetesh psikosociale e krijuar si përgjigje ndaj nevojave emocionale, psikologjike dhe shpirtërore të familjeve në Shqipëri dhe Kosovë përgjatë periudhës së izolimit, si pasojë e emergjencës së COVID-19.

КОМЕНТАРІ •