Lirikë Kuksiane 4 - Ani mor ti djalë

Поділитися
Вставка
  • Опубліковано 5 вер 2024
  • 1. Nanë e mori Nanë
    Në këtë këngë del në pah marrëdhënia dy-palëshe mes vajzës dhe nënës. Nëna dikur ka qenë vajzë dhe për këtë arsye ajo njeh shumë mirë tashmë peshën që mosha ka në pjekurinë dhe maturinë e njeriut. Vajza, e pamundur të gjejë e përgatisë pajën, kërkon ndihmë tek nëna. Nëna e këshillon dhe nga ana tjetër vë në dukje menaxhimin e gabuar të kohës nga ana e vajzës duke përdorur vazhdimisht pjesën mohuese “mos” (mos rrijshe t’u lujt; mos rrijshe n’dollap; mos rrijshe n’kojshi). Në këto rrjeshta del në sipërfaqe dhe gjendja e rënduar ekonomike e familjes dhe vendit (po vijn krushqt me m’marr, s’kam dajri me u dhan).
    2. Ani mor ti djalë
    Komplimentat janë shumë të rëndësishme në një marrëdhënie afatgjatë, aktive dhe të qëndrueshme. Për herë të parë kemi një rrjedhë me kah të kundërt të komplimentit, ku vajza i shpreh publikisht simpatinë djalit dhe jo e anasjellta siç ndodhte/ndodh zakonisht. Ajo zgjedh detaje të jashtme të aparencës së djalit për t’i vënë në pah publikisht dhe me guxim si tufat e sahatit apo tufat e shamisë. Interesante është dhe vendet më të zakonshme të pikë-takimeve të tyre: Bajraku dhe Xhamia.
    3. Me kan si Lulija plasi te ko
    Përgjithësisht e qara ka qenë një pjesë e pandashme e dekorit të ceremonisë së daljes së nuses nga shtëpia. Ajo dalëngadalë me kalimin e kohës u kthyer në një steriotip gjinor që po i largohej funksionit të parë fiziologjik, pra njeriu qan kur ka ngarkesë emocionale, kur mërzitet, kur pikëllohet dhe jo domosdoshërisht këto emocione mund të provohen në ditën kur një vajzë bëhet nuse. Steriotipi që qarkullonte më shpesh ishte që nëse një nuse nuk qan ditën kur del nga shtëpia ajo nuk po mërzitet për të shtëpisë dhe rasti më i keq gjykimi lidhej me karakterin e saj duke e përshkruar dhe etiketuar si një njeri të ftohtë e të pandjeshëm. Në këtë mënyrë shumë nuse “kujdeseshin” që të qanin atë ditë. Në tekst përmendet Lulija, një emër i zakonshëm vajze që bazën e fjalës e merr nga një element pranveror i natyrës, lulja (Lulija). Shkalla sipërore e pasojës së të qarës sipas këngës është plasja. Njeriu mund të nisi të qajë, mund të qajë më shumë, mund të mbufatet, të meket ndërsa këtu bëhet thirrje dhe apel që pasoja të arrijë nivelin më të lartë, plasjen (Me kan si Lulija plasi te kô).
    ©zani.al / Arben R Vata

КОМЕНТАРІ • 19

  • @gjalica5851
    @gjalica5851 Рік тому +2

    Ani moj ti cuc para xhamise cpo ti lujka era tufat e shamise dhe kenga vazhdon prape besoj do ta kendoni prap te plote
    Ju lumte goja dhe suksese

  • @Bobazh
    @Bobazh Рік тому +1

    Shume bukur,komplimete,sa e thjesht dhe sa e bukur tingellon👏

  • @ilmijekovaci2318
    @ilmijekovaci2318 Рік тому +1

    Ju lumt goja ju kendoft zemra gjithmon

  • @hasbiethaci
    @hasbiethaci Рік тому +1

    Ju lumte goja suksese

  • @ylberpaja8988
    @ylberpaja8988 Рік тому +1

    Ju lumt goja

  • @mikelevishaj4221
    @mikelevishaj4221 Рік тому +1

    Ju lumtë goja zoti ju bekoftë

  • @gjalica5851
    @gjalica5851 Рік тому +2

    Rremat e sahatit

  • @hekuransinaj3273
    @hekuransinaj3273 Рік тому +1

    Bravooooo ju lumt goja

  • @Blerim--Palushi
    @Blerim--Palushi 10 місяців тому +1

    Dikur pat lezet .

  • @ensisinani6891
    @ensisinani6891 2 роки тому +1

    Ju lumte goja, na kish marre malli per kenge dasme

  • @valikorbi2555
    @valikorbi2555 2 роки тому +3

    Bravooo 👏👏👏👏

  • @kozmadimo1354
    @kozmadimo1354 10 місяців тому +1

    Boll e bukur. Te ruhet tradita. Kenaqesi kur e degjojme

  • @elnor4936
    @elnor4936 2 роки тому +1

    ju lumte!

  • @gjalica5851
    @gjalica5851 Рік тому +1

    Bravooo

  • @vasilikaainabla4225
    @vasilikaainabla4225 Рік тому +1

    Nostalgji per kto keng dasme kuksjane ju knoft zemra gjithmon

  • @bukuriebeluli8514
    @bukuriebeluli8514 Рік тому +1

    Nostagji per kto kenge te bukura te viteve tona 🤩👏👏😍😍🙏

  • @bosidauti5321
    @bosidauti5321 Рік тому +1

    ug

  • @fatjonmatmuja8914
    @fatjonmatmuja8914 Рік тому +1

    Àqà