Top News/ Politika zhvendoset 'rastësisht' në Gjermani/ Nga Begaj, te ministrat e Qeverisë

Поділитися
Вставка
  • Опубліковано 17 чер 2024
  • Presidenti Bajram Begaj, ka nisur vizitë zyrtare dyditore në Gjermani me ftesë të Presidentit gjerman Frank-Ëalter Steinmeier. Sipas njoftimit të presidencës, Begaj do të zhvillojë një takim kokë më kokë me presidentin gjerman, ku më pas do të mbahet takimi bilateral i delegacioneve.
    Ne fokus të takimit mes Presidentit Begaj dhe homologut Steinmeier do të jenë marrëdhëniet dypalëshe, procesi i integrimit të Shqipërisë në BE, zhvillimet në Ballkan, procesi i Berlinit që nxit afrimin e rajonit me BE-në, si edhe tema të tjera të rëndësishme ndërkombëtare për sa i përket mbrojtjes dhe sigurisë.
    Presidenti Begaj do të zhvillojnë edhe një vizitë në Hamburg, ku do t’i bashkohet tifozëve kuqezi në Volksparkstadion për të mbështetur Kombëtaren e Shqipërisë në përballjen me Kroacinë në Euro 2024.
    Në këtë përballje Shqipëria do të jetë me Kroacinë, në orën 15.00. Një tjetër politikan që do të jetë në stadaium për të ndjekur ndeshjen është ministri i brendshëm Taulant Balla. Ministri i Brendshëm, ndodhet për një vizitë zyrtare në shtetin gjerman.
    Për shkak të nises së kampionatit europian, Kuvendi zhvendosi seancën plenare, pasi shumica e deputetëve udhëtuan të enjten për të ndjekur kombëtaren shqiptare.
    Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
    Për më shumë vizitoni: top-channel.tv/
    Subscribe to "Top Channel" on UA-cam Channel for NEWS and TV
    Shows HERE: bit.ly/2Y15KwK
    For more content from click HERE: www.top-channel.tv
    Like Top Channel on Facebook HERE: bit.ly/2FglWTs
    Follow Top Channel on Instagram HERE: bit.ly/2uaYG2U
    Follow Top Channel on Twitter HERE: bit.ly/2TJndeH
    #TopNews#Politika#Gjermani
  • Розваги

КОМЕНТАРІ •