Kenget e Shekullit - Edicioni 2, nata finale

Поділитися
Вставка
  • Опубліковано 8 вер 2024
  • Video arkivë/ “Këngët e Shekullit” edicioni i dytë, nata finale
    Pas 10 javësh me hitet e muzikës shqiptare, edicionit të dytë të spektaklit “Këngët e Shekullit” i erdhi fundi. Si në çdo mbrëmje, këngët i ka shoqëruar orkestra e “Këngëve të Shekullit” me dirigjent Robert Radojën.
    Natën finale e hapi këngëtarja e njohur Liljana Kondakçi e cila interpretoi këngën “Unë dhe shokët e mi”.
    “Herën e parë që jam ngjitur në skenë kam kënduar këngën “Tekstilistes”, kompozuar nga Vasil Mema. Kam patur emocione të mëdha sepse e kisha ëndërr të merja pjesë në festival”, tregoi Kondakçi.
    Këngëtari i dytë që interpretoi ishte po ashtu një i ftuar. Kozma Dushi këndoi sëbashku me Eranda Libohovën këngën “Nuk iu zemërova Pranverës” me muzikë të Luan Zhegut dhe poezi të Arben Dukës.
    “Pragu i vegjëlisë” ishte po ashtu një tjetër duet që u interpretua nga këngëtarët Redon Makashi dhe Ermira Babaliu.
    Një tjetër surprizë e natës finale ishte edhe dueti mes Redon Makashit dhe nënës së tij, Drira Makashi të cilët interpretuan për herë të parë bashkë këngën “Serenatë për nusen”.
    “Kafe Flora” ishte kënga e radhës interpretuar nga këngëtarja Lindita Theodhori dhe Orgesa Zaimi e Samata Karavella.
    Aleksandër Gjoka ishte i ftuari i radhës i cili interpretoi këngën “E doni dashurinë” krah këngëtares Evis Mula.
    Arta Babaramo dhe Tonin Tërshana ishin dy të ftuar të tjerë në natën finale të spektaklit “Këngët e Shekullit”, ku Babaramo interpretoi një nga krijimet më të bukura të Tërshanës të titulluar “Manushaqja”.
    “Kur vjen Pranvera” u interpretua nga këngëtarja Mira Konçi dhe Produkt 28.
    Sofia Kolgjini dhe Mersona Kaçe ishin 2 të ftuara të tjera të cilat interpretuan “Këngët e rinisë” së bashku me këngëtarin Luan Zhegu.
    Ajo ka kënduar një hit në vitet 70-të “Ja ti je veshur ushtarake” të cilën Puntore Mançi e rinterpretoi edhe një herë në “Këngët e Shekullit” sëbashku me Anjeza Shahinin.
    “Qeshu rini” ishte një tjetër këngë që u interpretua nga këngëtari Gjergj Leka dhe Eneda Tarifa.
    Vikena Kamenica dhe Sherif Mejdani interpretuan një këngë hit të viteve më parë “Djaloshi dhe shiu”.
    Ema Qazimi ishte e ftuara e radhës në “Këngët e Shekullit” e cila interpretoi krah Xhejsi Jorgaqit dhe Vesa Smolicës këngën “Nën yje prisnim vitin e ri”.
    Myfarete Laze nuk mund të mungonte në natën finale të spektaklit “Këngët e Shekullit” e cila interpretoi me këngëtaren Anjeza Shahini këngën “Shoqet tona ilegale”.
    Anita Take po ashtu ishte e ftuar në “Këngët e Shekullit ku interpretoi krah vëllezërve korçarë, Endri dhe Stefi Prifti.
    Grupi “Lira” dhe Mariza Ikonomi interpretuan këngën e njohur “Kur më vjen burri nga stani” të cilët me interpretimin e tyre dhe së bashku me të gjithë artistët e tjerë mbyllën natën finale të edicionit të dytë të spektaklit “Këngët e Shekullit”.
    *Ky material është pjesë përbërëse e arkivës së Televizionit Klan për periudhën 2002-2012 që do të publikohet në kanalin e ri në UA-cam /RTV Klan Arkiv. /tvklan.al

КОМЕНТАРІ • 23

  • @mirelastruga5483
    @mirelastruga5483 2 місяці тому +1

    Kenge shum te bukura nostalgi. Mamaja e Redonit jo vetem qe ka nje ze shum fantastike pir eshte yll ❤shum e bukur prandaj dhe Redoni eshte i bukur artista nene e bir bravo 👏👏👏👏❤❤❤❤❤❤❤

  • @cobolori6236
    @cobolori6236 9 місяців тому +1

    Shume bukur urime
    Sa nostalgji me kenget dhe repekte për kengetaret❤❤

  • @xhenimyftari4905
    @xhenimyftari4905 11 місяців тому +2

    Mos vdekshin kurre kengetaret eshekullit❤️🌟🌹🇦🇱

  • @lajeferra2108
    @lajeferra2108 2 роки тому +1

    Jeni te mrekullushem na kenaqet bravo.

  • @user-ii9ok6fg3c
    @user-ii9ok6fg3c 5 місяців тому

    Sa te bukura kenget tona

  • @petrikaparizi9078
    @petrikaparizi9078 2 роки тому +1

    Urime dhe Suksese 👏👏👏

  • @EmisioniGjurmet2
    @EmisioniGjurmet2 5 років тому +3

    Faleminderit nga zemra per kete spektakel te muzikes se lehte shqiptare. Na mbushet shpirtin me keto kenge brilante, te kenduara Nga kengetare te famshem.

  • @joridahoxha7332
    @joridahoxha7332 Рік тому

    Kolazhi I mbylljes fantastik kenge perla te kenduara nga me te miret e muzikes shqiptare sidomos Myfarete Laze me zerin e vecante me emocionon pa mase

  • @yllitelha6927
    @yllitelha6927 3 роки тому +1

    Perla të muzikës shqiptare

  • @Lola-xd5bq
    @Lola-xd5bq 2 роки тому +1

    Ky presantuesi pak ai rude, harron ai qe keta kengetare artista jane perlite e muzikes shqiptare, meritojne special respect.

  • @lv.3447
    @lv.3447 4 роки тому

    I LUMTË TV KLAN PËR EMISIONIN CILËSOR DHE MUZIKËN CILËSORE.
    KËNGA E MBYLLJES ISHTE SHUMË FRYMËZUESE DHE E ARTISTJA E MADHE ANITA TAKE ISHTE THJESHT.. FANTASTIKE....

  • @kelmendd2035
    @kelmendd2035 5 років тому +1

    Mariza eshte ylli me i madh aty
    Divaaaaa

  • @selimebylyku1627
    @selimebylyku1627 Рік тому

    SUPER E MREKULLUSHME E PERKRYER FANTASTIKE 💥💥💥💥💥💥💥💥💥💥💔💔💔💔💔💔💔💔💔💔💔💔💔💔💔💔🫀🫀🫀🫀🫀🫀🫀🫀🫀🫀🫀🫀🫀🫀✨️✨️✨️✨️✨️✨️✨️✨️✨️✨️✨️✨️✨️✨️✨️✨️🦿🦿🦿🦿🦿🦿🦿🦿🦿🦿🦿🦿🦿🦿👩🏻‍🦰👩🏻‍🦰👩🏻‍🦰👩🏻‍🦰👩🏻‍🦰👩🏻‍🦰👩🏻‍🦰👩🏻‍🦰👩🏻‍🦰👩🏻‍🦰👩🏻‍🦰👩🏻‍🦰👩🏻‍🦰👩🏻‍🦰👩🏻‍🦰🙆🙆🙆🙆🙆🙆🙆🙆🙆🙆🙆🙆🙆🙆🙆🙏🙏🙏🙏🙏🙏🙏🙏🙏🙏🙏🙏🙏🙏🙏🙏🏼🙏🏼🙏🏼🙏🏼🙏🏼🙏🏼🙏🏼🙏🏼🙏🏼🙏🏼🙏🏼🙏🏼🙏🏼🙏🏼🙏🏼🙏🏻🙏🏻🙏🏻🙏🏻🙏🏻🙏🏻🙏🏻🙏🏻🙏🏻🙏🏻🙏🏻🙏🏻🙏🏻🙏🏻🙏🏻🙏🏽🙏🏽🙏🏽🙏🏽🙏🏽🙏🏽🙏🏽🙏🏽🙏🏽🙏🏽🙏🏽🙏🏽🙏🏽🙏🏽🙏🏽🙏🏾🙏🏾🙏🏾🙏🏾🙏🏾🙏🏾🙏🏾🙏🏾🙏🏾🙏🏾🙏🏾🙏🏾🙏🏾🙏🏾🙏🏾🙏🏾🙏🏿🙏🏿🙏🏿🙏🏿🙏🏿🙏🏿🙏🏿🙏🏿🙏🏿🙏🏿🙏🏿🙏🏿🙏🏿🙏🏿👌🏾👌🏾👌🏾👌🏾👌🏾👌🏾👌🏾👌🏾👌🏾👌🏾👌🏾👌🏾👌🏾👌🏾👌🏾👌🏾

  • @ANTIPATREA-K
    @ANTIPATREA-K 2 роки тому +1

    Liljana legjenda e muzikes Shqiptare

  • @foreveryoung3108
    @foreveryoung3108 4 роки тому +2

    Me pelqen shume Vikena dhe Mariza ne kengen hapese

  • @dianaashp9942
    @dianaashp9942 5 років тому +1

    drita e redon makashi kryeveper.drita makashi magjike nje yll nje super mis. ca sysh ca buzeqeshje ca zeri...

  • @shabanajvazi3153
    @shabanajvazi3153 3 роки тому

    E kam parë Lilianën në Kosovë në vitin 1980, kur na erdhën musafirë të nderuar nga mëma Shqipëri për të dhënë koncerte nëpër tërë Kosovën. Njenjë e papërshkrueshme. I ndiqnim kudo që shkonin , bile edhe tek hoteli ku ishin vendosur.

  • @jozefi46
    @jozefi46 3 роки тому

    Pse nuk merrni te dhena te sakta? Kenga e pare qe kendon Liliana Kondakçi "Une dhe shoket e mi" nuk eshte e festivalit te vitit 1968, siç thote drejtuesi, por e vitit 1969. Perseritur nga Justina Aliaj. Kjo kenge ka marre çmim te dyte.

  • @muratshehu18
    @muratshehu18 Рік тому +1

    Tradita eshte force e madhe dhe kur eshte mediokre. Ok?