Rrëshqitja e dheut rrezikon shtëpitë në fshatin Orllancë të Haraçinës, banorët në panik!
Вставка
- Опубліковано 18 лис 2024
- Rrëshqitjet e dheut në fshatin Orllancë të Komunës së Haraçinës kanë nisur të marrin përmasa shqetësuese. Banorët thonë se reshjet e fundit të shiut dhe lagështia e madhe në tokë po rrezikojnë pothuajse të gjithë tokën pjellore të fshatit. Ata gjithashtu thonë se panik më i madhë është shkaktuar tash kur rrëshqitja e dheut i është afruar shumë afër shtëpive të fshatit.
‘Shembja e dheut ka vënë në panik banorët e fshatit Orllancë të Komunës së Haraçinës, por jo edhe autoritetet ata të cilët duhet të kenë kujdes që një fenomen i tillë mos të ndodh! Banorët thonë se shumë shpejtë nëse nuk merret ndonjë masë, mund të përfshihen edhe shtëpitë këtu afër’
‘Është shumë rrezik, apelojë deri tek njerëzit që kuptojnë se çfarë do të thotë shembje e tokës sa nuk është bërë vonë pasi nëse përfshihen edhe shtëpitë, do të jetë shumë vonë, atëherë apelet janë më kotë!Ne nuk kemi ndonjë inxhinier, por si banorë të këtij fshati mendojmë se duhet të ngrihet mur mbrojtës.Edhe njëherë iu kisha apeluar autoriteteve që të dalin e të marrin masa sa nuk është vonë pasi kur të ndodh ndonjë tragjedi, atëherë mos të vijnë fare!’, deklaroi Hamdi Musliu, banor i fshatit Orllancë.
‘Për banorët e fshatit Orllancë është shumë rrezik pasi kjo rrugë lidh tërë fshatin. Unë nuk e mbaj mend që kjo tokë është shembur ndonjëherë. Tash mundet të përfshihen edhe shtëpitë pasi janë 200 metra nga këtu. Frika ekziston shumë, toka po shembet për çdo natë. Apleojmë deri tek komuna dhe ministritë, le të marrin masa dhe le të vijnë të shohin se çfarë po ndodhë këtu’, tha Ramadan Zendeli, banor i fshatit Orllancë.
Banorët apelojnë deri tek Komuna e Haraçinës, por edhe deri tek organet kompetente që të reagojnë, pasi në të kundërtën rrëshqitja e dheut, pa ndonjë intervenim nuk do të ndalet.
‘Nuk ka shanse të ndalet rrëshqitja e dheut derisa vazhdojnë reshjet e shiut. Rrezikohen edhe këto shtëpitë që janë afër këtu, ndoshta shumë shpejt do t’i arrijë edhe ato kjo rrëshqitje. Para dy javësh shembja ka qenë më e vogël, por shihni tani, ka arritur deri atje, deri ku do të arrijë nuk e di! Mund të mbrohet ky vend nëse vjen komuna të ndërtojë një mur të betonit dhe të parandalojë këtë, përndryshe nuk ka shanse’, theksoi Femi Bislimi, banor i fshatit Orllancë.
Deri më tani askush nga Komuna e Haraçinës nuk ka vizituar këta banorë dhe nuk ka dalë në terren për të parë gjendjen me rrëshqitjen e dheut. Fshati Orllancë numëron 750 banorë dhe ka mbi 150 shtëpi. Banorët thonë se rrëshqitjet e dheut pothuajse kanë dëmtuar të gjitha tokat e mbjella me grurë. Sipas tyre hera e fundit që mbahet mend një shembje e ngjashme e dheut ka qenë në vitin 1962.Valmir Kuçi