Dosja K - Luli Veli: Diktatura në kujtimet e një fëmije (24.10.2023)

Поділитися
Вставка
  • Опубліковано 12 вер 2024
  • #dosjak #reporttv
    Luli Veli, ishte 6 vjeç kur ja arrestuan babanë, gjyshin dhe xhaxhanë, ju grabitën deri edhe rrobat e trupit dhe përfunduan duke jetuar në një bodrum të errët. Sfidat e diktaturës do t’i linin vendin njëra-tjetrës dhe familja Veli, do të përjetonte humbje të mëdha. Në tre librat e saj me kujtime dhe mbresa nga kjo kohe e errët Luli Veli ka sjellë një varg dëshmish të vyera, që i sjell edhe në këtë rrëfim për “Dosja K”.
    Vitet 1947 dhe 1948 do ti kujtonte gjithë jetën si vitet kur humbën gjithë çfarë kishin ndërtuar me mund për dekada me rradhë. Luli, ishte fëmijë atëherë por e kuptonte se jeta e bukur që kishte jetuar deri më atëherë kishte marrë fund.
    Nuk do të lunate më me kukullat e saj, nuk do të flinte më në krevatin e butë e të zbukuruar me dantella rozë, nuk do të vishej më bukur si dikur. Flokët nuk do t’ia zbukuronin më fjongot e bardha. Nuk do të lahej më në vaskën erëmirë, mbushur plot fullska… Nuk do të mund të shkonte më tek shtëpia e bukur verore në plazh, në Durrës…..
    Tabloja e jetës së saj ishte pushtuar befas nga ngjyrat e zymta. Do ta gjente veten befas në një shtepi të huaj, ku nuk kishte qenë kurrë më pare. Do të jetonte vetëm, larg nënës, dhe njerëzve të dashur të familjes. Jeta rrezëllitëse ishte shndërruar në mizerie: varfëri e tejskajshme dhe trauma e ndarjes nga familja. A do të mund të kthehej koha e dikurshme, apo rruga e jetës do të vijonte kështu e zymtë dhe e hidhur….
    Që pas arrestimti të gjyshit Ali Veli, babait dhe xhaxhait, në familjen e tyre nuk do të reshtnin sfidat dhe dramat. Babai Ramazani do të vuante tre vite të vështira si i burgosur i regjimit në kampin e Bedenit. Gjyshi do të burgosej, lirohej e burgosej sërish, xhaxhai po ashtu derisa një ditë e vranë në spitalin psikiatritk.
    Luli i sjell ndërmend të gjithë këto drama dhe ende nuk gjen dot psenë e gjithë këtij kalvari vuajtjesh.

КОМЕНТАРІ • 6

  • @rozasyku5125
    @rozasyku5125 10 місяців тому +4

    Zoti eshte i madh, vertete vetem me besim mun tja dilje asaj jete makabre, Respekte pa fund per ju dhe famuljen tuaj. I kam degjuar me shume dhimbje te dyja pjeset. Zoti ju dhurofte shendet e lumturi pa fund. Zoti ju bekofte

  • @alfredbulla7859
    @alfredbulla7859 10 місяців тому +3

    👑

  • @nebijea.7979
    @nebijea.7979 10 місяців тому +2

    Pershendetje nga Gostivari-Mynihu
    Familie me dinjitet

  • @ermiradine6554
    @ermiradine6554 10 місяців тому +2

    Persekutim i tmerrshëm klasor dhe pa u marrë fare ne politikë... Zonjen Delfiroz kam pasë rastin ta njof dhe Mund te them, se ishte një zonjë e vërtet fisnikë, besimtare, intelektuale. U shpërdoruan njerzit fisnik, nga shteti terrorist.
    Respekt për familjen Veli.