Lindi djemtë 21 muaj larg njëri-tjetrit, Nisida Tufa: Qava kur mbeta shtatzënë me të voglin

Поділитися
Вставка
  • Опубліковано 18 вер 2024
  • Për të dhënë mendimin e tyre lidhur me temën e ditës nëse fëmijët duhen me diferencë të madhe apo të vogël nga njëri-tjetri, në studion e “Aldo Morning Show” në Tv Klan ishin të ftuara Nisida Tufa dhe Freskida Miloti.
    Spikerja Nisida Tufa i ka fëmijët me një largësi kohore 21 muaj nga njëri-tjetri. Ajo tregon se nuk ishte e përgatitur për të pritur djalin e vogël dhe reagimi i saj i parë ishte të qante kur mësoi për shtatzëninë. Nisida thotë se ka pasur shumë ndihmë dhe kjo është shumë e rëndësishsme pasi në duart e tua ke dy bebe.
    Nisida Tufa: Kur unë kam mbetur shtatzënë me djalin e vogël kam filluar të qaj njëherë sepse nuk ndihesha gati fare, e kisha ende foshnje djalin e madh. I kam djemtë... i madhi bën 14 marsin tjetër, kurse Joni bën 12 në dhjetor, pra pak a shumë 21 muaj. Por gjithmonë fëmija është bekim dhe mbaj mend fjalët e mamit, të vjehrrës që thoshin ‘po s’ka gjë se do të rriten bashkë’, por është shumë e vështirë dhe sidomos po mos të kesh ndihmë bëhet shumë më e vështirë. Unë kam pasur ndihmë të jashtëzakonshme.
    Aldo: Për më tepër në zanatin që ke.
    Nisida Tufa: Kam pasur ndihmë, duhet theksuar edhe kjo pjesa që unë e kam lënë djalin e vogël 2 muaj e gjysmë në shtëpi dhe shkova e dhashë lajmet. Është shumë e vështirë kur janë dy fëmijë të vegjël. Ke dy bebe që thuajse janë si binjakë.
    #AldoMorningShow Emision mëngjesi nga #AldonLipe në #TvKlan.{
    #nisidatufa #freskidamiloti
    SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on UA-cam for more videos!
    Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/
    Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/
    Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
    Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan
    Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/prog...

КОМЕНТАРІ • 2

  • @edlirahoxholli9627
    @edlirahoxholli9627 День тому

    Respekt per ty Nisida je gazetare shume profesioniste dhe zonje grua👏👏

  • @hajrieimeri3458
    @hajrieimeri3458 День тому

    po mir boll paskan se kam un 15 muj n mes cuna