E abuzuar seksualisht, e sëmura mendore në qiell të hapur. Insitucionet 'mbyllin sytë' - Fiks Fare

Поділитися
Вставка
  • Опубліковано 24 сер 2024
  • Fiks Fare solli mbremjen e së martës rastin e një 36 vjecareje, e sëmurë mendore, endacake në qytetin e Kuçovës. E reja me iniciale M.G, është abuzuar vashdimisht seksualisht nga njerëz të cilët nuk i njeh, siç pohon ajo. Nga ky abuzim ka lindur dhe një fëmijë, të cilën e ka në shtëpinë e fëmijës në Shkodër.
    Prej vitesh jeton rrugëve, pasi gjendja e saj ekonomike dhe problemet e saj shëndetësore nuk e kanë lejuar që të bëjë një jetë normale si gjithë të tjerët. Ajo është diagnostikuar që në moshën 20 vjeçare më skizofreni, dhe që nga ajo kohë ajo merr mjekim. Në moshën 31 vjeçare ajo tregon se kanë abuzuar me të dhe se e kanë detyruar me dhunë për të kryer marrëdhënie seksuale dhe si pasojë ka ngelur shtatzënë, pas atij momenti ajo tregon se ka pasur dhe abuzime te tjera dhe se nuk ishte hera e parë. Gjendja e saj pas këtyre abuzimeve është përkeqësuar më shumë dhe nuk ka gjetur shërim as me ilaçe.
    Ajo vetë jeton në një nga dhomat e një shtëpie të braktisur prej 2 vitesh , pa dritare dhe pa dyer. Ajo tregon që flen në dysheme sipër rrobave që ka mbledhur nga ato që hedhin romët në rrugë. Për nevojat personalë për shkak se nuk ka tualet në ndërtesën e rrënuar, detyrohet që t'i kryej në cepat e shtëpisë, në qese ose kartona .
    Fiks fare është nje program i gazetarisë investigative i cili transmetohet per publikun e gjerë nga e hëna në të premte në orën 20:10 në Top Channel.Një emision kritik dhe problemor, i cili nëpërmjet humorit dhe satirës denoncon dukuri negative të jetës sonë si korrupsioni, vjedhjet, shkeljen e ligjeve nga ana e zyrtarëve, shkeljen e të drejtave të njeriut etj."Fiks Fare" nisi transmetimin në 19 dhjetor 2002. është i pari emision me thyerje tabuje në praktikën gazetareske."Fiks Fare" u krijua si një domosdoshmëri e mungesës së emisioneve të këtij lloji në mediat tona, për të kontribuar sadopak në zgjedhjen e halleve dhe problemeve që përballon vendi në ketë tranzicion të gjatë. "Fiks fare" ka ngritur dhe realizuar probleme të mëdha, të cilat kanë ndikuar jo vetëm në opinionin publik shqiptar, por edhe në sektore të caktuar, duke I vënë në lëvizje dhe duke dhënë zgjidhje."Fiks fare" sot funksionon si një institucion ku njerëzit denoncojnë të gjitha padrejtesitë që u bëhen dhe ku rrefejnë problemet e tyre.
    Për më shumë vizitoni: top-channel.tv/
    Subscribe to "Top Channel" on UA-cam Channel for NEWS and TV
    Shows HERE: bit.ly/2Y15KwK
    For more content from click HERE: www.top-channel.tv
    Like Top Channel on Facebook HERE: bit.ly/2FglWTs
    Follow Top Channel on Instagram HERE: bit.ly/2uaYG2U
    Follow Top Channel on Twitter HERE: bit.ly/2TJndeH
    #FiksFare#TopChannel

КОМЕНТАРІ • 5

  • @FitneteTaraj
    @FitneteTaraj Місяць тому +2

    E rrendesishme eshte t"u rroten rrogat ,dhe tani qe eshte vape ,t'u rreduktoj oretve punes ,e provofshi n Ata qe Jane indiferentev

  • @mirap577
    @mirap577 Місяць тому +2

    😢😢😢😢

  • @UraniHoxha
    @UraniHoxha Місяць тому +2

    𝑶 𝒛𝒐𝒕𝒕😢😢