Shije Shtëpie - Tavë peshku me arra nga Znj.Vjollca - Tv Klan

Поділитися
Вставка
  • Опубліковано 28 сер 2024
  • #ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.
    Receta:
    800 gr peshk
    100 ml vaj ulliri
    Miell për lyerjen e peshkut
    1 lgj miell për salcën
    2-3 thelpinj hudhër
    ½ gotë verë e bardhë
    2 gota ujë
    Kripë dhe piper i zi
    4 lgj arra te grira
    Fillimisht presim peshkun në racione. Ngrohim vajin dhe vendosim në të 1 hudhër për aromatizimin e vajit. Largojmë hudhrën dhe pudrosim copat e peshkut me miell dhe i skuqim ato nga të dy anët sa të zverdhen pak. Më pas vendosim copat në tavë. Në po atë yndyrë shtojmë një lugë gjelle miell dhe e kaurdisim sa të zverdhet pak. E shuajmë me verë e më pas me ujë. Rregullojmë shijen me kripë, piper, hudhrat e shtypura dhe i lëmë të marrin valë. Fikim zjarrin dhe shtojmë arrat. I përziejmë dhe salcën e shtojmë në tavë ku mbulojmë edhe peshkun. Vendosim tavën në furrë në temperaturë 180 gradë për 15 minuta. Më pas e shërbejmë peshkun me salcën e vet. Nëse dëshironi mund të vendosni dhe perime të ziera.
    SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on UA-cam for more videos!
    Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/
    Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/
    Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
    Follow rtvklan on Instagram: / rtvklan
    Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/prog... #Receta#ZonjaVjollca#KaterinaTrungu

КОМЕНТАРІ • 1

  • @enkekitchen6121
    @enkekitchen6121 2 роки тому

    Jeni shume te mira 🥰 ju ndjek me kenaqesi