Kush ishte vëllai i njeriut që urrente Enver Hoxha! Flet Daut Gumeni! | Shqip nga Dritan Hila

Поділитися
Вставка
  • Опубліковано 30 вер 2024
  • Figura e Sadik Premtjes është lënë në harresë. Ai mbahet mend si një ndër tradhtarët e parë të Partisë Komuniste që më vonë u arratis në Paris. Flitet që i bënë disa atentate në Shqipëri dhe në Francë, por nuk ia dolën. Mbeti një kundërshtar i vendosur i komunizmit, por la një vëlla në Shqipëri që njihet me një emër tjetër, Zija Lebenica. Ai pësoi gjithë persekutimet për fisin.
    Poeti dhe shkrimtari Daut Gumeni ishte sot i ftuar në emisionin Shqip nga Dritan Hila në DritareTV për të folur për mikun e tij të ngushtë Zija Lebenicën që ndërroi jetë një muaj më parë. Zija Lebenica ishte rreth 10 vjeç kur i vëllai u arratis në Paris, ai u transferua në jetimore dhe pak vite më pas nisën goditjet e sistemit ndaj tij e vazhduan deri kur ra sistemi. Zoti Gumeni tregon peripecitë që kaloi Zija Lebenica, që u përjashtua nga shkolla e oficerëve, u pështy nga shokët se ishte vëllai i Sadik Premtjes, bëri tre herë burg, si u poshtërua pasi doli nga burgu, transferimi në Amerikë pas 1990-ës dhe ndarjen nga jeta një muaj më parë. Zoti Gumeni sjell në DritareTV përcjelljen për në banesën e fundit të Zija Lebenicës, në fshatin e tij, që ia la amanet fëmijëve para se të ndërronte jetë, që të varrosej në vendlindje.
    Subscribe "Dritare TV": www.youtube.co...
    Për më shume lajme dhe informacione kliko KËTU:
    www.dritare.net​
    Like faqen Dritare.net në Facebook:
    / portali.dritare​
    Follow Dritare TV në Instagram:​
    / dritare_tv
    Follow Rudina Xhunga në instagram:
    / rudinaxhunga
    Follow Rudina Xhunga në Twitter:
    / rudinaxhunga​
    DritareTv, është një web televizion, i dritare.net.
    Ne jo vetëm informojmë, por dhe mirëinformojme.
    Nëse kërkon një dritare, ja ku është DritareTv.

КОМЕНТАРІ • 36