Korca me "dy fytyra", lagjet e reja pa investime, banoret te zhgenjyer nga premtimet e bashkise

Поділитися
Вставка
  • Опубліковано 5 вер 2024
  • Përgjatë viteve të fundit Korçës nuk i kanë munguar investimet kryesisht në qendër të saj. Kjo për të thithur dhe turistët. Po krejt e kundërta ndodh në lagjet e qyteti. Aktualisht ndodhemi në lagjen numër 4 e njohur si lagja e ish fushës së druve. Siç duket dhe në pamje këto rrugë mungesa e investimeve ka bërë që këto rrugë të degradojnë çdo ditë e më shumë. Duket se Korçën e kemi me dy fytyra në një anë investohet ndërsa në anën tjetër gjithçka lihet në mëshirë të fatit.
    Kjo lagje është populluar 30 vitet e fundit. Kryesisht janë banorë që kanë lënë zonat rurale për të jetuar në qytet. Kanë ndërtuar vila të bukura por dalin në rrugë përballen me tjetër realitet. Rrugë të pashtruara, gropa dhe baltë. Ata janë zhgënjyer nga pushteti vendor që nuk mban premtimet.
    “Kryetari i Bashkisë na erdhi këtu atë ditë ishte shi e pa baltës. I thamë të shtrojmë kartona këtu kur i paguajmë të gjitha gjërat. Përgjigja ishte do ti bëjmë këtë vit. Mori votat dhe nuk i bëri”, shprehet një banore.
    “Kjo rrugë të lidh me asfaltin aty na thanë do ti bëjmë për një vit iku dhe viti i dytë ende asgjë. Për dy rrugica mbeti bashkia s’kanë investime as për kaq. Ne i paguajmë taksat të gjitha pse të vuajmë për kaq”, thotë një tjetër.
    “ 20 vjet këtu na kanë premtuar prej disa vitesh do bëjmë rrugët po si kanë bërë”, shprehet një tjetër qytetare.
    Kanë qënë në pritje për kaq shumë vite po ende këmba nuk ju shkel në asfalt.
    “30 vjet në baltë në llucë. Njerëz jemi dhe ne duhet të jetojmë si njerëz”, thotë banorja.
    Mungesën e vëmendjes e lidhin dhe me paragjykimet.
    “Ka bërë përmirësime kudo dhe këtu e kanë lënë në dorë të dytë se këtu kanë ardhur fshatarë këtu dhe nuk janë ata të qytetit. Ndaj nuk pyesin fare për këtu”, shprehet banori.
    Këta banorë kanë dëshirë që dhe fëmijët e tyre të kenë mundësi të argëtohen si gjithë të tjerët. /abcnews.al

КОМЕНТАРІ • 5

  • @shpendhaka8445
    @shpendhaka8445 4 роки тому

    Amoj shqiperi te Ken lo si mes jete

  • @mariavasili9742
    @mariavasili9742 4 роки тому +1

    Ca thu mi goce ktu o Tirona per ibret rregullojn qendren dhe lagjet jane simos me keq