Pa Gjurme - Drama e djalit kur mëson fatin tragjik të nënës: Ndërroi jetë fillikat

Поділитися
Вставка
  • Опубліковано 25 сер 2024
  • #pagjurme #odetadume #reportTV
    Artur Guri, është 51-vjeçari nga Berati i cili prej më shumë se 2 vitesh është në kërkim të nënës Vasilika Lina, nga e cila fatkeqësisht nuk ruan asnjë fotografi që të mund të çmallet. Shkurtin e vitit 2021, u takuan tek stacioni i trenit në qytetin e Durrësit. Atë mëngjes u panë për herë të fundit, por gjendja shëndetësore e Vasilikës nuk ishte fortë e mirë. 78-vjeçarja u nda me të birin duke i thënë se ishte akomoduar në një hotel, ndërsa ai nuk mësoi asgjë më shumë për jetën e saj…
    Që prej këtij episodi, Arturi nuk ka më asnjë të dhënë për fatin e nënës së tij Vasilika. Përveç disa informacioneve kontradikotore që gjithsesi nuk e kanë shpënë në gjurmët e saj.
    Një jetë e trazuar për Arturin, nuk ka qenë e lehtë të përballojë zhdukjen e nënës në rrethana të mistershme.
    Prindërit e tij u ndanë 44 vite më parë kur Arturi ishte 7 vjeç. Ai u rrit tek të afërmit, ndërsa nëna vazhdoi jetën e saj…
    Një 51-vjeçar sot, Arturi ka krijuar familjen e tij dhe bashkë me të jeton edhe i ati. Dëshira më e madhe sot është të gjej nënën, pasi për të është shumë e vështirë të pranojë humbjen e saj.
    Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni nga e hëna në të premte në orën 16:00 në ekranin e Report Tv

КОМЕНТАРІ • 4

  • @shpresaukaj6043
    @shpresaukaj6043 Рік тому +2

    Si ka mundesi qe shtepija e pleqve nuk e kan lajmeru ne televizione,me emer mbiemer dhe foto si e vorrosni njeriun pa lajmeru askund,do ta kishin njohur njerèzit dhe familja,shum raste kam degju keshtu,pse nuk I lajmeroni ne televizione,ngushllime familjes qofte rasti I fundit te vdes dikush dhe te vorroset pa familje😢😢

  • @florikajorgji3512
    @florikajorgji3512 Рік тому

    Nuk duhet te ishte larguar nga nena pa e mare aty ku djali jetonte e jo te vente ne emigrim e tani e kerkon .Si e pa ne cfar gjendje qe nena .Ai duhet ta mendonte qe ne ate gjendje nena nuk dihej cdo behej me fatin e saj .Pfff cti thuash tani .Ngushellime!😊

  • @metihebajrami6811
    @metihebajrami6811 Рік тому

    Sa e dhimshme 😂

  • @camalatesoriero9401
    @camalatesoriero9401 11 місяців тому

    😳 'Promosm'