Petulla me domate dhe djathë të pjekura në furrë nga zonja Vjollca
Вставка
- Опубліковано 5 лют 2025
- Petulla me domate dhe djathë të pjekura në furrë
Përbërësit:
1 vezë
¾ e gotë ujë ambienti
150-200 gr miell
1 lugë çaji pluhur pjekës
2 lugë gjelle parmixhano I grirë
10-12 domate qershi
100 gr rikota
4 gjethe borzilok
pak rigon I thatë
Përgatitja:
Në një tas vendosim 1 vezë të plotë. Shtojmë në të pak kripë, piper të zi I përziejmë mirë. Shtojmë dy lugë gjelle djath kackavall të integruar Grana Padana, mielll, I lugë çaji pluhur pjekës dhe ujë ambienti pak nga pak dhe përziejmë me lugë druri deri sa të na forcohet një masë e lidhur jo shumë e trashë deri sa të rrjedhë shpejt nga luga. Presim domatet në kubik të vegjël dhe I shtojmë tek brumi, borzilokun e copëtuar, rikotën I përziejmë mirë dhe në furrë shtojmë djathin e tymosur. I përziejmë mirë. Në një tepsi me letër pjekje vendosim një 1-2 lugë gjelle si petulla të mëdha me pak distancë petulla nga petulla dhe vendosim tavën në furrë për 25-30 minuta.
Dikush që kërkon të gatuajë sa më shpejtë ,i vonon reklama që ju jepni kaq shpesh.Ja humbisni fillin gatimit ! Gatuani shumë mirë ! Ju lumshin duart !
Te lumshin duart zonja Vjollca
Shume te mira recetat Italiane, ketu ne Itali borzilokun nuk e presin me thike, por me dore .
I prita petullat me dal prej furre po i lat mrena me i djeg,, shum te mira ishin 😊☺️
Ilirjana ne petullat i poqem aq sa duhej i nxirrem i servirem ne tryeze dhe i gjithe ky proces ndodh live.Sigurisht ky proces zgjat 40 minuta.Nderkohe ne hyme ne pjesen e dyte te emisjonit keshtu shih pjesen e 2 ku ne bejme receten e dyte, kungulin me domate dhe oriz, ne fund te vidjos i sheh ne tryeze petullat e pjekura dhe jo te djegura😀
Zonja vjollca i qave ato petullat të lumshin duart e arta 💖
what cheese is that she's using?
Po ti je sherbet 😃😃👌
Zonja Vjollca a mund te sillni njehere receten e recelit te qershise duke qene se jane dhe frut e stines. Faleminderit!
Flm Danjela qe na shkruan. Patjeter qe do te bejme dhe recel qershie.por pak me vone se askush nuk ben recel me 250.lek kilen e qershive.❤
Te lumshin duart znj Vjollca djathin e tymosur me cfare e zevendesojme
L
Prezantuesja shum e embel.. E qete dhe shum natyrale..
Gjize i themi ne gjuhen tone jo ricotta eshte fjale italisht.
Po pse ti mbajme shenim i jepni ju te shkruajtura ketu ju lutem Flm per mirkuptimin
Po sa grad
Nuk i thuhet petulla kur i ben ne furre kur i ben ne digan zonja vjollca
Mund te mos quhen petulla ,quhen qofte,ose siçduani ju ti quani.Rendesi ka qe nuk skuqen ne vaj,jan me te shendetshme ne furre.Vaj ulliri nuk ka ne Shqiperi? Vjen nga Italia? Ekonomi e lire🤔