Shihemi ne gjyq - Babai kerkon borxhin, djali: Kam veç shpirtin (6 Mars 2022)

Поділитися
Вставка
  • Опубліковано 5 бер 2022
  • #EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim.
    “Shihemi në Gjyq”ka vënë përballë familjen Alizoti, e cila vjen nga fshati Shals i Konispolit. Në këtë rubrikë të programit “E diela shqiptare” në Tv Klan, përballë ndodhen Luftari dhe djali i tij, Iliri. Ndërkohë, nga publiku janë gjithashtu dy fëmijët e tjerë të Luftarit, Tanushi dhe Egla.
    I pari e merr fjalën Luftari, i cili shpjegon se dëshira e tij më e madhe ka qenë të shkollonte Ilirin. Ky i fundit u dashurua gjatë vitit të fundit të shkollës së mesme dhe u martua në fillim të universitetit. Më pas, bashkë me gruan e tij, lanë shkollën dhe dëshironin një shtëpi më vete. Prej këtu nis plaga e babait të tre fëmijëve.
    Luftar: Për pesë vjet rresht, është dëshmitar vetë ai, e kam mbajtur me 350 mijë lekë në muaj që i paguaja qeranë, ç’i duhej familjes. Plus kësaj, meqë kishim edhe bagëti, mishin, djathë, salcë kosi, perime, fasule, patate, këputej makina në mes kur nisej nga fshati e shkonte në Vlorë.
    Ilir: Për këto më solle mua këtu për të treguar që të kam dhënë shkollën?
    Luftar: Po se doja që ti të bëheshe me shkollë e të më jepje mend mua, jo unë ty.
    Ilir: Po kështu ndodhi. Si mund ta kthej mbrapsht kohën?
    Luftar: Pusho djalë se më ke detyruar deri këtu. Do flasësh ti apo do flas unë? Jemi babë e bir, më lër të lirë të flas. Nuk iu pëlqeu shtëpia me qera, blenë shtëpi.
    Ilir: Si gjithë shqiptarët, si gjithë bota, me kredi.
    Luftar: Po kush e bleu pa?
    Ilir: Më ndihmuat ju.
    Luftar: Në ç’mënyrë të ndihmova unë?
    Ilir: Me lekë.
    Luftar: Ku i gjeta lekët unë? Punoja, mbaja familjen time.
    Ilir: Ju më keni ndihmuar, po dakord jam, nuk t’i mohoj baba. Sot në këtë gjendje që unë jam, vetëm të të jap shpirtin.
    Luftar: E lashë nënën tënde pa paguar sigurimet shoqërore që do dalë nesër në pension.
    Ilir: Nuk ke bërë ndonjë gjë të madhe, një vit kontribute. Do dalë një vit më vonë në pension, çfarë problemi ka?/tvklan.al
    SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on UA-cam for more videos!
    Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/
    Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/
    Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
    Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan
    Programet e Tvklan mund t’i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/programe/
  • Розваги

КОМЕНТАРІ •