S’ka falje! Edmondi i jep fund me Nailen, ajo shpërthen në lot: Nëse s’bashkohemi...
Вставка
- Опубліковано 31 гру 2024
- Fundi i këtij viti nuk i ka gjetur Nailen dhe Edmondin në shtëpinë e tyre, por të ndarë. Pas përballjes së tyre në “Shihemi në Gjyq”, ai po vuan dënimin pas përsëritjes së dhunës ndaj Nailes e ajo qëndron në shtëpi me fëmijët, ku ka aplikuar edhe urdhrin e mbrojtjes kundrejt tij.
Në atë seancë të rubrikës të së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, me kërkesën e Edmondit, u premtua se do të kryhej testi i ADN-së së fëmijëve. Mostrat e prindërve dhe fëmijëve janë marrë e në këtë ditë, Eni Çobani, Nailja dhe ekspertët e “Forensic Center Albania” kanë shkuar në burgun e Burrelit për të mësuar përgjigjen në prani edhe të Edmondit.
Ai i paraprin bisedës dhe thotë se sido që të jetë rezultati i analizës, ka vendosur që të mos jetojë më me Nailen.
Naile: Ti tani ke menduar, janë fëmijët e tu, s’janë fëmijët e tu, ti ke menduar nuk jeton më me mua?
Edmond: Jo.
Naile: Okej.
Edmond: S’ta kam borxh se unë në burg e ti...
Naile: Ku?
Edmond: Të kërkosh urdhër mbrojtjeje në shtëpinë time...veç ti e bën.
Naile: Po sikur unë të ta tërheq atë urdhër mbrojtjeje?
Edmond: Nuk të fal. Ta kam thënë që herën e parë, të thashë që s’e bëj më, e bëre prapë. Ti prapë avazin.
Naile: Ti nuk pranon që ta tërheq urdhrin e mbrojtjes?
Edmond: Mbaje. Në shtëpinë time, jo.
Naile: Do që të largohem nga shtëpia?
Edmond: Po, po.
Naile: Po mua ma ka vendosur gjykata e Tiranës për të ndenjur një vit aty.
Edmond: Në shtëpinë time?
Naile: Po.
Edmond: Jo. Urdhrat e mbrojtjes mbaji, te unë...
Naile: Por janë fëmijët.
Eni Çobani: Duhet të mendojmë për fëmijët të parët para se të vijë puna te ju të dy.
Edmond: Të mendonte kjo.
E prekur dhe e përlotur, Nailja betohet sërish në besnikërinë e saj ndaj Edmondit. Ajo s’dëshiron që familja e tyre të shkatërrohet e thotë se nëse mes tyre merr fund, s’do të ketë burrë tjetër për të.Naile: Nuk dua ta shkatërroj familjen, për ata dy fëmijë. Ju betohem, sido që të jetë, mua në trupin im nuk më ka prekur kush, unë në rast se nuk bashkohem me Edmondin, unë e them këtu publikisht, nuk bëhem gruaja e kurrkujt më, vetëm me dy fëmijët e mi dhe ka përfunduar për mua.
#EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on UA-cam for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan
Programet e Tvklan mund t’i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/prog...