Це відео не доступне.
Перепрошуємо.

Shkup, inagurohet “East Gate Mall”, investimi me i madh privat ne Maqedonine e Veriut - Vizion Plus

Поділитися
Вставка
  • Опубліковано 29 жов 2021
  • www.vizionplus.tv
    / vizionplustv
    / vizionplustv
    / vizionplustv
    INAGUROHET “EAST GATE MALL” NË SHKUP
    Me muzikë, alegri, dinamizëm dhe shumë aktivitete festive ka hapur zyrtarisht dyert “East Gate Mall”, qendra më e madhe tregtare në Shkup të Maqedonisë së Veriut. Rrugëtimi I kësaj qendre gjithëpërfshirëse me vendndodhje strategjike vetëm 5 minuta larg nga qendra e kryeqytetit maqedonas, me sipërfaqe 160 000 metra katrorë, 2 000 vende parkimi dhe 6 000 brand-e të njohura e bëjnë “East Gate Mall” një ndër qendrat tregtare më të mëdha në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Samir Mane, presidenti I “Balfin Group” tregon se si arriti ta ndërtojë këtë qendër madhështore në një kohë rekord, sfidat e përfundimit të këtij projekti në kushtet e covid - 19 dhe arsyen e përzgjedhjes së këtij lokacioni.
    SAMIR MANE PRESIDENT I “BALFIN GROUP
    ”Vlera totale e këtij investimi shkon në 350 milion euro dhe pritshmëritë sipas Manes për “East Gate Mall” kapin shifrën e 15 milionë vizitorëve në nivel vjetor.Samir Mane, presidenti I “Balfin Group”Presidenti I “Balfin Group” zbuloi se do të ketë projekte të reja në vlerë investimi akoma dhe më të lartë, megjithatë jo në qendra tregtare por në fusha të tjera të biznesit.Samir Mane, presidenti I “Balfin Group”Hapja e “East Gate Mall”është karakterizuar nga oferta të jashtëzakonshme, gjë që ka bërë që njerëzit të vërshojnë drejt dyqaneve dhe markave të tyre të preferuara.
    Në ceremoninë e përurimit gjatë mbrëmjes së të premtes , presidenti I “Balfin Group” shprehu mirënjohje dhe falënderime të sinqerta për kontributin e madh të pjesëmarrësve në procesin e realizimit të këtij investimi.Samir Mane, presidenti I “Balfin Group”Krahas investitorëve të “East Gate Mall”, të pranishëm ishin edhe Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Stevo Pendarovski, Kryeministri z. Zoran Zaev, Kryetari i Kuvendit z. Talat Xhaferi, ministra të qeverisë, si edhe përfaqësues të trupit diplomatik. “Balfin Gropu” është një ndër grupet më të mëdha rajonale të investimeve dhe me projektin e ri të “East Gate Mall” në Shkup, Samir Mane bëhet investitori më I rëndësishëm I huaj në Maqedoninë e Veriut.
    #vizionplustv #20vjet
    Subscribe: ua-cam.com/users/vizionpl...

КОМЕНТАРІ • 13

  • @elidongjoka4209
    @elidongjoka4209 2 роки тому +4

    Super, investo ne shqiperi

    • @Pajtim2023
      @Pajtim2023 Рік тому

      Shkupi eshte qyteti me me shume shqiptat ne maqedoni 300 mij
      Shkupi ishte qyteti me i madh shqiptar me 1912
      Aty ishte ne plan te shpallej pavarsia

  • @bexhetgorenca2825
    @bexhetgorenca2825 2 роки тому

    bravo shkupi ka nji udhekryq te autostradave kosove maqedoni serbi shqiperi nji qender lidhese ka klientell te shumte investitori nuk ben investim kot 350 milion euro bejn studimin ekonomik

  • @ermalpeca5408
    @ermalpeca5408 2 роки тому +2

    Po' ky pse nuk ne ben pune ne shqipri po' jashte

    • @elvisshahu6603
      @elvisshahu6603 2 роки тому

      Ku ta bëj në shqipëri,në selit ?
      Shkupi ka hapësira dhe akses për gjëra të tilla.

    • @numberone4097
      @numberone4097 2 роки тому

      Vetem te mari gjith shqiperin nuk ka lend vend pa investuar

  • @agagahjavajskshshs9505
    @agagahjavajskshshs9505 2 роки тому +2

    Dhe shkupi eshte shqiperi

    • @kroz__
      @kroz__ Рік тому

      majkati ebana 😂

  • @blackeagle2290
    @blackeagle2290 2 роки тому +1

    Te gjitha rruget te cojne te Samiri….