Dëshmia ‘bombë’ në ‘Pa Gjurmë’, shënja jete për dibranin Taulant Cara

Поділитися
Вставка
  • Опубліковано 20 жов 2024
  • Shenja jete për të riun dibran, që humbi gjurmët krejt papritur nga Saranda, në vitin 2007. Taulant Cara nuk arriti të pinte kafen e mëngjesit me vëllain e tij Gentin, pasi la porosinë dhe shkoi tek berberi. Që nga ai moment nuk u pa më. Nga ajo ditë kaluan 13 vite dhe i pari informacion i rëndësishëm, që mbërrin për familjarët është dëshmia që erdhi në emisionin ‘Pa Gjurmë’. Një zotëri nga Dibra pretendon se është takuar me 33-vjecarin në kryeqytetin danez, Kopenhagen. Madje ai tregon detaje të takimit që ka ndodhur në gusht të vitit 2019, me djalin për të cilin dyshohet se është i riu që kërkohet në ‘Pa gjurmë’.’Në gusht të 2019 e kam takuar këtë djalë. Ai ndodhet në Danimarkë dhe jam i sigurt për këtë. Madje ishte sëbashku me një maqedonas. Unë e kam takuar në Kopenhagen të Danimarkës. Folëm gjatë dhe duke biseduar i thashë se jam nga Dibra, madje dhe ai më më pohoi të njëjtën gjë se ishte po nga i njëjti qytet. Madje ai më tregoi se nga Tirana ishin shperngulur me familjen në Sarandë. Tha se kishte vite në Danimarkë që jetonte dhe punonte në ndërtim me disa shqiptarë të Kosovës dhe shtetas maqedonas. Kur e pyeta si quhej, më tha se emri i tij është Taulant Cara. Ka shumë ngjashmëri me fotot. Më tha se kishte shumë kohë që nuk vinte në Shqipëri’.Nga përshkrimi i hollësishëm, që dha dëshmitari në një lidhje telefonike në studion e emisionit ‘Pa Gjurmë’, familjarët e shohin si një dritë jeshile, për djalin e tyre, informacion që përkon mjaft me të dhënat e Taulant Carës që kërkohet prej dy vitesh në emisionin ’Pa Gjurmë’. Ishte data 7 korrik 2007, kur pasi festoi 18-vjetorin Taulanti u zhduk papritur nga Saranda. Ai kishte porositur kafenë bashkë me të vëllanë, duke i thënë këtij të fundit se duhet të shkonte tek berberi. Porosia erdhi, por Taulanti jo. Kjo vonesë shqetësoi familjen të cilët u vunë në kontakt me berberin në lagje, kur ky i fundit i pohoi se Taulanti ishte takuar me dy djem që dukej se i njihte, të cilët po e prisnin jashtë. Genti telefon të vëllanë, por Taulanti e kishte lënë në shtëpi telefonin. Kohë më parë i kishte pohuar nënës se po të kishte fatin për t’u larguar, nuk do të kthehej më. Pohim i cili ngriti pikëpyejtje të mëdha, mbi arsyet që mund të ketë patur i riu nga Dibra për të humbur gjurmët.
    Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni nga e hëna në të premte në orën 16:00 në ekranin e Report Tv

КОМЕНТАРІ • 40

  • @diananaikolli837
    @diananaikolli837 4 роки тому +12

    Odeta nje bravo per telfonuesin qe dha info, qe qetesoj zemren e ketij babai🙏🙏

  • @erigentbacka2331
    @erigentbacka2331 4 роки тому +3

    Ky bur me ka bere te qaj zoti te ndimoft ty dhe familjen tende zoti osman.ju pershendes nga Australia.

  • @migenalaci8777
    @migenalaci8777 4 роки тому +1

    O zot ishallah e kthen zoti prane familjes

  • @erviscara3888
    @erviscara3888 4 роки тому +3

    Ishlla asht e vertet lajmi ,bohu I fort xhaxhi

  • @DaDa-nh5es
    @DaDa-nh5es 4 роки тому +4

    Ishalla do zoti I madh te njoftohet prindeve Taulanti. O zot perse I lene prindet te vuaj e kaq shum. 🤲🤲🤲🤲

  • @DaDa-nh5es
    @DaDa-nh5es 4 роки тому +3

    O zot Sa keq me vika ishalla ndimohet kjo familje NUK te besohet se ka familje qe jetojne ne kete gjendje. 😢😢😢😢🤲🤲🤲🤲❤️❤️❤️❤️

  • @bardhylmatera4415
    @bardhylmatera4415 4 роки тому +4

    Hallall ati zoteris dhe zoti e bashkoft nje ore e me pare me familjen dhe ishalla ai djali taulanti merr guximin dhe i telefonon familjen per ta bere te lumtur

  • @bukuroshesollaku3054
    @bukuroshesollaku3054 2 місяці тому

    O Zot uroj të bashkohen sa më shpejt 🙏

  • @ajanajana3334
    @ajanajana3334 4 роки тому +1

    Nese keni per te then naj gje te mire ok nese skeni mos na beni si shenjtor se dhimbjen se ndani dot..... fjala e mire na duhet 🤗

  • @rudinacara9983
    @rudinacara9983 4 роки тому +5

    Taulant te pakten dy here ne vit merre ne telefon sidomos . Per cdo lloj arsye per cdo lloj motivi duhet te flase sidomos me prinderit.

  • @toniazizi7762
    @toniazizi7762 4 роки тому +5

    100 perqinde eshte ''se I njihet edhe zeri''se nuk gnjene.

  • @diananaikolli837
    @diananaikolli837 4 роки тому +4

    O prinderit e gjore sa vuajne 😢😢😢🙏

  • @fazemister8731
    @fazemister8731 4 роки тому +5

    O zot ndihmoje kte baba te takoj djalin..

  • @farmasigosivar
    @farmasigosivar 4 роки тому +2

    Odeta leri reklamat kur ka momente te pa tjeter informacionet kryrsore per cdo histori... Me mirkuptim

  • @bonabengu9524
    @bonabengu9524 4 роки тому +1

    ajde odeta na jep pergjigje

  • @jusufzendeli2529
    @jusufzendeli2529 4 роки тому

    jam nga tetova dhe mua me del qe egziston ki njeri ne kopenhagen sepse dhe une vete jetoj ketu por dote bej te pamunderen qe ta takoj edhe pse se njof i bera nje kerkese per shoqeri ne fb

  • @unosd1233
    @unosd1233 4 роки тому +4

    Qeke dashuru odeda koke e kembe ne ket fustan
    Une femer jam une po edhe mu ka pelqy

  • @diegoyu-gi-ohcards4414
    @diegoyu-gi-ohcards4414 4 роки тому +1

    Odeta e ke vesh i her kte fustan ndroje se na u duk se ishte emisioni tjeter

    • @ajanajana3334
      @ajanajana3334 4 роки тому +2

      Hahahahahahhahahaa sa mke bo me qesh