Besnik Mustafaj , mes politikës dhe letërsisë..

Поділитися
Вставка
  • Опубліковано 16 лип 2024
  • Ëndrra për tu bërë piktor ishte thjesht një iluzion,por një iluzion i cili e mbajti të përqëndruar brenda artit. Fakulteti për gjuhë dhe letërsi frënge ishte porta e madhe drejt gazetarisë e më pas letërsisë. Ai i përket një brezi që siç e thotë dhe vetë, duke ardhur nga periferia , nuk e njihte represionin e shtetit. Kjo bëri që ky brez shkrimtarësh të revoluciononte letërsinë shqipe. I gjendur në mes të vorbullës që solli ndryshimin e sistemeve , ai e pranon se prezenca e tij e rastësishme u kthye në destinin e tij. Ambasador në Francë, deputet dhe ministër i jashtëm , mund të themi pa drojë se është ndër të rrallët politikanë që e njohu "institucionin e dorëheqjes". Nga viti 2007 i është dedikuar tërësisht letërsisë duke u tërhequr në shtepinë e tij në Priskë ku veç shkrimit merret dhe me kopshtari. I përkthyer në 16 gjuhë të huaja dhe fitues i shumë çmimeve të rëndësishme letrare, vjen në "T'pa thana" , Besnik Mustafaj.

КОМЕНТАРІ •