Klan News - Përvetësuan 2.2 milionë lekë, 22 policë nën akuzë

Поділитися
Вставка
  • Опубліковано 18 вер 2024
  • 22 punonjës policie përgjegjës për autostradën Milot-Morinë janë vënë nën akuzë nga Prokuroria e Kukësit, pasi dyshohen për vjedhje duke shpërdoruar detyrën. Masat ndaj tyre që janë 6 në arrest me burg, 4 arrest në shtëpie dhe 12 detyrim paraqitje u ekzekutuan nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, siç duket edhe nga pamjet. Vetëm njëri prej tyre me masë sigurie arrest me burg nuk u ekzekutua dhe u shpall në kërkim.
    Nga hetimet disamujore që ka kryer Agjencia e Mbikëqyrjes Policore rezulton se punonjësit e policisë të qarkullimit rrugor, kanë kryer shpërdorim detyre në rastet e konstatimit të shkeljeve nga shoferë me targa të huaja. Përgjatë periudhës nga 1 janari deri në 31 dhjetor të vitit të shkuar, ata konstatonin shkelje të drejtuesve të mjeteve, u merrnin paratë në vend, dhe i jepnin procesverbalet përkatëse shoferëve. Efektivët e policisë duhet të arkëtonin paratë, por i kanë përvetësuar.
    Bëhet fjalë për 160 gjoba të vendosura prej tyre. Hetimet nisën pas një kërkesë të shefit të njësisë operacionale për autostradën, i cili iu drejtua sektorit të financës në Policinë e Shtetit për verifikimin, pasi në sistemin e-Gjoba rezultonin debitorë.
    Duke ndjekur këtë metodë, ata akuzohen se kanë përvetësuar në mënyrë të paligjshme vlera monetare në shumën prej 2.2 milionë lekësh.
    Për operacionin reagoi edhe Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, i cili në rrjetet sociale shkruan se rritja e besimit të qytetarëve tek Policia e Shtetit, e cila vetë po kalon një proces ripërtëritje të trupës drejtuese, lidhet ngushtësisht me garantimin e integritetit të punonjësve të organizatës.
    Klan News
    SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on UA-cam for more videos!
    Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/kate...
    Follow Klan News on Facebook: / klannews
    Follow @klannews on Instagram: / tvklannews
    #KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan

КОМЕНТАРІ •