Shije Shtëpie - Patëllxhanë në tigan me domate, hudhra dhe gjizë nga Znj. Vjollca - Tv Klan

Поділитися
Вставка
  • Опубліковано 4 жов 2023
  • #ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.
    500 gr patëllxhanë
    2 lgj miell (për lyerjen e patëllxhanëve)
    Vaj për skuqje
    400 gr domate(1 lç sheqer)
    6-7 thelpinj hudhër
    150 gr gjizë pa kripë
    4 lgj vaj ulliri
    Majdanoz
    Patëllxhanët pastrohen e më pas priten në feta rrumbullake ose pjerrtas në formë ovale me trashësi 0,5 cm. U hidhet kripë dhe piper të zi, i lyejmë me miell dhe i skuqim në vaj. Nëse patëllxhanët janë të hidhur, i vendosim në ujë me kripë për 20 minuta.
    Paralel me tiganin e skuqjes së patëllxhanëve, vendosim dhe një tigan tjetër me 4 lugë gjelle vaj ulliri dhe kaurdisim hudhrat e prera në copa për 1 minutë. Shtojmë domatet e qëruara dhe të grira hollë së bashku me 1 lugë çaji sheqer. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper të zi dhe lëmë domaten të ziejë për 10 minuta.
    Ulim temperaturën e më pas shtojmë patëllxhanët dhe gjizën duke i përzierë me shumë kujdes me qëllim që të mos na prishen fetat e patëllxhanit. E lëmë të marrë një valë të lehtë në temperaturë të ulët. E spërkatim me majdanoz dhe gjithçka është gati për t’u shërbyer.
    SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on UA-cam for more videos!
    Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/
    Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/
    Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
    Follow rtvklan on Instagram: / rtvklan
    Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/programe/ #Receta#ZonjaVjollca#KaterinaTrungu
  • Комедії

КОМЕНТАРІ • 9