Pas tradhtisë me “Zanën nga Korça”, i bën kërkesën absurde ish-gruas: Hiqu si ajo në celebrim
Вставка
- Опубліковано 26 січ 2025
- Sikur të mos mjaftonin sakrificat e viteve të martesës dhe sfidat sfilitëse pas divorcit, nëna e Ornelës, Nuria u largua nga ajo shtëpi me një akt të fundit. Edhe pse i shoqi e kishte keqtrajtuar gjatë martesës, tradhtuar, krijuar vazhdimisht stërmundime për të e vajzat, ajo ia realizoi edhe një kërkesë.
Vajza, Ornela e tregon në “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan sesi nëna pranoi që të shtirej si gruaja me të cilën ai e kishte tradhtuar, Zana nga Korça që të kryhej celebrimi i tyre.
Ornela: Dua të them edhe një detaj, nuk e bën çdo grua atë. Para se të iknim, babi i thotë mamit se u nda, u bë divorci e gjithçka. “Unë do të bëj celebrim me Zanën, Zana nuk vjen dot se nuk mundet nga Korça” se Zana nuk donte përplasje me mamin. “A mundesh ti që të vish me mua dhe të bësh celebrimin në vend të Zanës?”
Ardit Gjebrea: Pra të bëhej mami yt, Nuria sikur ishte Zana?
Ornela: Nuria ka shpërndarë llokume për Zanën.
Ardit Gjebrea: Po Zana erdhi, jetoi ndonjëherë me babin në atë shtëpi?
Ornela: Pasi ikëm ne, patjetër, jetoi.
#EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on UA-cam for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan
Programet e Tvklan mund t’i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/prog...