Sekretet e Ermal Fejzullahu & Feros! Rrëfime ekskluzive dhe surpriza emocionuese - Më lër të flas
Вставка
- Опубліковано 9 лют 2025
- Autorë & moderatorë: Donald dhe Romeo Veshaj
Të ftuar: Ermal Fejzullahu dhe Fero
Ermal Fejzullahu dhe Fero vijnë me rrëfime ekskluzive këtë të shtunë në “Më lër të flas”. Fero për herë të parë flet për ngjarjen e bujshme, e cila e çoi në paraburgim dhe rrezikohej të dënohej. Reperi i njohur ndalet dhe sqaron konfliktet me Unikkatil. Çfarë ka ndodhur në të vërtet mes tyre? Gjithashtu Fero flet për jetën e tij personale duke rrëfyer i emocionuar raportin që ka me vajzën e tij dhe partneren Arbenita Ismajli.
Nga ana tjetër Ermal Fejzullahu vjen me super performancë, i cili bashkë me Romeo Veshaj zbulojnë prapaskenat nga bashkëpunimi i tyre i suksesshëm “Më e mira”. Ermali, ndër të tjera, zbulon detaje të reja që nuk i dinim nga jeta e tij personale dhe profesionale. Këngëtari i njohur surprizohet në fund, ku në studion e “Më lër të flas” ndodh një propozim i papritur martese dhe ai bëhet pjesë e këtij kujtimi të veçantë duke kënduar për ta.
"Më liii të flaaass"... epo, tani mund të flasin! Janë vëllezërit më të përfolur të momentit dhe në këtë program planifikojnë të jenë po aq të pacensuruar sa në përditshmëri, prandaj as ne nuk e parashikojmë dot se çfarë do të ndodhë çdo të shtunë mbrëma në "Më liii të flaaass". Me një larmishmëri temash, të ftuar VIP, lojërash dhe performancash në studio, ‘Më lër të flas’ sjell alternativën më të mirë për të kaluar të shtunën mbrëma me të qeshura, energji dhe situata që nuk i keni parë në asnjë program televiziv.
Moderatorë: Donald dhe Romeo Veshaj
Për më shumë vizitoni: top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on UA-cam Channel for NEWS and TV
Shows HERE: bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: bit.ly/2TJndeH
#MëLërTëFlas#TopChannel