Pretenca e çeshtjes së Urës Vajgurore (22 Dhjetor 1999)

Поділитися
Вставка
  • Опубліковано 1 жов 2024
  • Tre burgime të përjetshme dhe 63 vjet burg për të akuzuarit e çeshtjes Ura Vajgurore. Sot Prokurori i dosjes Cano, ka lexuar konkluzionet përfundimtare të ngjarjes së 17 Qershorit 1997 dhe ka kërkuar dënimet për autorët e saj. Sipas Prokurorit ditën e 17 Qershorit në Urën Vajgurore do të zhvillohej një miting i Partisë Socialiste, por njerëz të afërt të vilës së Musa Protoduari kishin hypur në tarracat e pallateve të armatosur duke frikësuar qytetarët të mos marrin pjesë në miting. Mitingu u zhvillua por jo në qendër dhe më pas delegacioni socialist i kryesuar nga Nano shkoi në Berat.
    Në kthim në krye të karvanit të politikanëve ishte blindi i policisë dhe një furgon po i uniformave blu. Sapo blindi ka hyrë në urë pas përcjelljes së socialistëve, është qëlluar me armë dhe me anti tank nga njerëzit sipër pallateve të cilët sipas prokurorit beratas paguheshin pronarët e vilës. Në përleshjen e përgjakshme vdesin brenda në blind 5 policë dhe një kalimtar i rastit, ndërkohë që vila qëllohet me tank nga policia. Kjo ishte pak a shumë ngjarja sipas Prokurorit Cano.
    Nën akuzat krijim të bandave të armatosura dhe kryerjen e krimeve si vrasje me dashje, marrje peng dhe armëmbajtje pa leje dënohen me burgim të përjetshëm Musa Protoduari, Shkëlqim Protoduari dhe Fran Marashi, ndërsa Fatbardha Protoduari 25 vjet burg, të cilët gjykohen në mungesë. Me akuzën pjesëmarrje në bandë, pasi akuzat e tjera nuk u provuan dënohen me 9 vjet burg Edmond Protoduari, 8 vjet burg Sokol Ndreu dhe Gjelosh Miri, 5 vjet burg Gjovalin Ndreu dhe Preng Miri.
    3 vjet burg është kërkuar nga Prokurori per Alfred Siqesën ish shefi i Policisë së Urës, i akuzuar për kryerjen e kushteve për krime nga të mësipërmit. Ndërsa për ish policët e tjerë Ilir Salillari dhe Lufti Shehu u kërkua si dënim vetëm koha e paraburgimit. Gjyqtari Femi Petku caktoi datën 29 dhjetor për mbrojtjen përfundimtare të avokatëve.
    Gazetar: Eduart Frangaj
    SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on UA-cam for more videos!
    Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/
    Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/
    Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
    Follow rtvklan on Instagram: / rtvklan
    Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/prog...

КОМЕНТАРІ • 3