Ritmi i Rruges - Ngritu tash

Поділитися
Вставка
  • Опубліковано 17 вер 2024
  • Ritmi i Rrugës - Ngritu Tash
    TEKSTI
    I heshtur ndalem dhe shikoj se si dritën ma perpin një hije
    Me duket vetja si spektator ne një shfaqje tragji komedie
    Ku aktor jemi neve te gjith edhe unë e ti
    Por fatkeqësisht ky nuk është teater dhe as kjo keng nuk është parodi
    Është jeta jon koha kur japin kahje fatit ton
    Dhe te ardhmes son
    Por më trego nga po e drejtojm cilën rrugë po e vazhdojm
    Pas 100 vjet errësirë, nga duar i hoqa prangat e ndryshkura
    Kjo nuk mjafton
    Se mes nesh ende ka shum zemra te vyshkura
    E cpo bejm ne për ata
    Ku mbeti nderimi i vellaut për vëlla
    Me thuaj pra,
    Krejt kjo esht një hata qe skam besuar qe ndonjeher kemi me e nda
    Ngritu tash
    Ska forc qe na rrezon kur jemi bashke (2x)
    Gjendje kritikë
    E renduar nga pretendime armike
    Rrethuar me papergjegjesi politike
    Ngarkuar me tendenca paranoike
    Pseudo patriotike
    Tingellojn disa faza arkaike
    Qe mendja e shendosh i refuzon
    Pse duhet te egzistoj mes nesh kjo dreq frikë
    Qe ndasit na i forcon
    Dhe na çon drejt një rrugë misterioze
    Ende pa u zhdukur ky kundermim tymi e bloze
    Mund te gjendemi ne një gjendje komatoze
    Me komplimime tepër serioze
    Po kush është fajtor
    A thua, sa ka pergjigjia rëndësi
    Kur ndoshta një pjes te këtij faji e patem edhe un e ti
    Perndryshe pse para hundeve tona
    Ndodhin gjëra qe asnjeher si miratojm
    Ato sdo te zhduken vetëm duke i shikuar
    Duhet bashk qe ti luftojm
    Ngritu tash
    Ska forc qe na rrezon kur jemi bashk (2x)
    Ndal, po i them vetes
    Dhe shikoj botën time përreth meje
    Nëse je lodhur edhe ti
    Ateher hapi syt dhe shiko përreth teje
    Gjeje, pozicionin tënd
    Dhe nëse do ndryshime vepro,
    Kryeje pjesen tënde te punës
    Për vete dhe për ata qe I do
    Deri dje kisha një ankth te vjetër
    Por nuk me zbrapsi asnjeher
    Ndërsa sot me mundon 1 tjetër
    Dhe sdo ta le as këtë te me dergoj ne humner
    Se jeta na mesoi
    Qe te mirat kurrë nuk vijnë vet
    Gjithmon me mir kalon ai qe mundohet
    Se sa ai qe pa u mërzitur pret
    Ndërsa sot te gjith jemi pjesmarres ne këtë kapitull të ri historie
    Prej nesh varet se a do të shkruhet një faqe turpi a një faqe lavdie
    Ngritu tash s'ka forc qe na rrezon
    Kur jemi bashk gjërat duhet te ndryshojn
    Për te gjith njësoj një er e re fillon
    Bëhu edhe ti ushtar i te se nesermes (2x)

КОМЕНТАРІ • 3