Si e 'shfrytëzoi' Mehmet Shehu pushtetin në momentet e fundit të jetës dhe çfarë pa Kalo?!

Поділитися
Вставка
  • Опубліковано 12 вер 2024
  • U vra apo u vetë-vra Mehmet Shehu? Mjeku personal i Enver Hoxhës, Isuf Kalo shprehet i bindur se ai ka vrarë veten. Përballë gazetarit Ilir Babaramo, Kalo shprehet se pak para vdekjes, ai e ka parë që ka matur tensionit, teksa rrëfehu se pas mbledhjes së Byros Kombëtare, ai dukej si një "gjel pa pendë".
    Babaramo: Në 17 dhjetor ju çfarë keni parë tek Shehu?
    -Jo nuk e kam parë, por e di që ka shkuar ka matur tensionin... kam parë gjyqin, mënyrën se si e shanin dhe ky mbrohej...ishte në tërheqje si ai boksieri në ring. Kur iku atë natë ishte ende kryeministër.
    Mehmeti politik ishte i vrarë...
    E vranë, nuk donte të ishte një "farë Mehmeti nga Mallakastra" , por "shoku Mehmet", një hero dhe meqë i kishte këto poste të negocionte me Enverin, "çfarë do, do të më heqësh...ja po iki vetë, po mi ruaj këto". Edhe unë do kisha bërë të njëjtën gjë.

КОМЕНТАРІ • 9