UDHEPERSHKRIM 'KORCA' NGA AFERDITA RUSHITI

Поділитися
Вставка
  • Опубліковано 19 вер 2024
  • UDHËPËRSHKRIM-VIKENDI NË KORÇË
    Vikend vjeshte, por dielli ngrohte si të ishte një pranverë e vonë. Rruga gjarpërore nga Driloni drejt lug-lindjes së Shqipërisë, të çonte në një nga qytetet më të mëdha të këtij vendi, Korçës.
    Korça është një qytet në Shqipërinë Jug-Lindore me rreth 90.000 banorë. Ndonëse ky qytet është themeluar 5-6 shekujt e fundit, zona e Korçës është një nga vendet e Evropës Jug-Lindore që ishte banuar shumë më herët. Gërmimet kanë nxjerrë në dritë varre dhe fortifikime ilire. Zona e Korçës e ndodhur në kufi me Mbretërinë Ilire dhe Epirin, është banuar që nga Epoka e Bakrit.
    Njoftimi më i hershëm i shkruar mbi ekzistencën e qytetit të Korçës vjen nga kronika mbi historinë dhe gjenealogjinë e familjes feudale shqiptare të Muzakajve, shkruar nga Gjon Muzaka me 1510.
    Qyteti modern i Korçës u formua në shekullin XV kur Iljaz bej Mirahori e zhvilloi Korçën sipas urdhrit të Sulltan Mehmetit të II-të. Xhamia e qyteti ishte ndërtimi I parë i Illjaz bej Mirahorit, sepse përreth lulëzoi Pazari I vjetër I Korçës. Fillimisht dyqanet ishin të ndërtuar me dërrasa. Në Pazar gjendeshin 16 hane,e sot qëndrojnë në këmbë vetëm 6 prej tyre. Aty gjeje çdo gjë, që nga prodhimet blegtorale e deri te bizhuteritë e shtrenjta.
    Pazari i Korçës është një monument i trashëgimisë kulturore, I cili përshfin 33 blloqe që kanë rreth 150 dyqane. Nga këto blloqe janë 6 hane: ai I Elbasanit, I Manastirit, I Gjelit, I Kiços, i Oparakëve dhe Hani me dy porta.
    Vizitat, nata e bukur me muzikë korcare e gjëra tjera të bukura që ne përjetuam në vizitën tonë në Korcë, u ftojmë ta ndiqni në udhëpërshkrimin e përgatitur.
    Për ta ruajtur sa më gjatë në kujtesë dhe për tu sjellur mikëkpritjen e ngrohtësinë që Korca më ofroi mua, vendosa të ndaj me ju këtë udhëpërshkrim timin.
    Shpresoj të ju ketë pëlqyer!
    AUTORE: AFËRDITA RUSHITI
    REALIZIMI TEKNIK: REMZI SAMAKOVA

КОМЕНТАРІ • 2