DOSJA K - Lazër Radi: “Stalini”…. mes barakave të Savrës (02.05.2023)

Поділитися
Вставка
  • Опубліковано 12 вер 2024
  • #dosjak #report
    Poeti, prozatori, përkthyesi dhe studiuesi Lazër Radi, kaloi 45 vite të jetës së tij nën represionin e regjimit komunist. Por as vitet e vështira të burgut dhe as vitet e gjata të internimit nuk e përulën asnjëherë dhe nuk ia zbehën pasionin e tij për librat. Krijimtaria e tij në vitet e diktaturës pati një fat të trishtë dhe vetë ai mori shumë plagë shpirtërore që lidheshin me këtë krijimtari. Jozef Radi, i biri i këtij intelektuali të rrallë, e ka përjetuar fatin e krijimeve të të atit me të njëjtin ankth dhe dhimbje kur padrejtësitë e regjimit ia kushtëzonin krijimtarinë, me të njëjtin emocion dhe adrenalinë, kur një vepër përfundonte dhe duhej ta ruanin në fshehtësi dhe me të njëjtën shpresë se një ditë do të ishin në liri dhe kjo vepër do të botohej pa hasur barrierat që haseshin në çdo minutë të jetës së tyre në diktaturë. Mes këtyre veprave, histori të veçanta kishte shkrimi i kujtimeve “Një verë me Migjenin”, “”Autobiografia” e tij, apo përkthimi i një vepre të rrezikshme siç ishte “Stalini, Moxarti dhe Maria Judina” e cila ka një histori të rrallë, që gjalloi mes barkave të Savrës…. Jozef Radi do ta vijojë rrëfimin e tij, në këtë puntatë të re të “Dosjes k” me disa stacione mjaft të rëndësishme për krijimtarinë e të atit…

КОМЕНТАРІ • 3

  • @natashametani5832
    @natashametani5832 Рік тому +2

    Lazer Radi nje burre zotni dhe me shume kulture.E kam parasysh me ate biçikleten e tij kur vinte nga Savra ne Lushnje.Edhe me Jozefin Adrianen kemi punuar fushave te Savres Respekt per keta njerez qe vuajten aq shume vetem pse ishin familje te ngritura dhe te ditura.

  • @alfredbulla7859
    @alfredbulla7859 Рік тому

    👑