Vaçe Zela, në sytë e vajzës së vetme, Irma Rodiqi

Поділитися
Вставка
  • Опубліковано 7 кві 2019
  • “A show” nga Adi Krasta ne News24 - 8 prill, 2019
    Vajza e Vaçe Zelës, Irma Rodiqi në studion e “A Show” në një bisedë të rrallë duke rrëfyer gjithçka për nënën e saj, ndoshta si kurrë më parë të kemi dëgjuar diçka për të. Megjithëse e dashuronte muzikën, vajza e Vaçes tregon se ajo nuk këndonte kurrë në shtëpi, por vetëm në skenë ku atje ajo ndihej komplet një tjetër njeri. Teksa kthehet pas në kohë, Irma flet për familjen, e thjeshtë si gjitha të tjerat, madje Vaçja ishte e detyruar të lante edhe me dorë pasi nuk kishte një rrobalarëse. Edhe rrogën s’e kishte marrë kurrë maksimale, pasi për ta marrë të tillë duhej të dilte në komision, gjë të cilën ajo nuk e pranonte, pasi vendi ku ajo dilte ishte vetëm përpara skenës dhe publikut. Vajza e Vaçes tregon dhe dramën më të madhe të saj, moshën 45 vjeçare kur ajo doli në pension, që sipas saj ishte e padrejtë pasi ishte në kulmin e krijimtarisë.
    Copyrighted by News24 Albania

КОМЕНТАРІ •