Top Channel/ Biden iku, kush e zëvendëson?/ Kamala Harris dhe disa guvernatorë mund të hynë në garë

Поділитися
Вставка
  • Опубліковано 14 жов 2024
  • Me tërheqjen e Joe Biden si kandidat per zgjedhjet presidenciale, disa zyrtarë demokratë mund të dëshirojnë të marrin pjesë në garë. Zv/presidentja Kamala Harris është në krye të listës, por ajo ka patur problemet e saj pas një fillimi të vështirë në detyrë dhe një nivel jo të lartë mbështetjeje në anketime, shkruan Zeri i Amerikes. Vetë Kamala Harris, ka thënë se është e nderuar që gëzon mbështetjen e presidentit aktual, Joe Biden për t’i hyrë garës të nëntorit dhe që synon fitoren.
    “Do të bëj gjithçka që mundem për të bashkuar Partinë Demokratike - për të bashkuar kombin tonë - për të mposhtur Donald Trumpin dhe agjendën e tij ekstreme Projekti 2025”, ka thënë Harris përmes një deklarate. "Kemi 107 ditë deri në ditën e zgjedhjeve. Së bashku do të luftojmë. Dhe së bashku do të fitojmë", tha zv/presidentja aktuale. Ndër emrat e tjerë që janë përmendur si zëvendësues të mundshëm janë guvernatori i Kalifornisë Gavin Neësom, guvernatorja e Miçiganit Gretchen Ëhitmer, guvernatori i Kentakit Andy Beshear dhe guvernatori i Illionit JB Pritzker. Deri më tani, ata kanë qenë mbështetës të presidentit Biden dhe kanë punuar për ta ndihmuar atë të rizgjidhej. Presidenti Biden i ka kaluar muajt e fundit duke siguruar mbështetjen e afro 4000 delegatëve demokratë, pasi fitoi zgjedhjet brenda partisë.
    Pamje:AFP
    Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
    Për më shumë vizitoni: top-channel.tv/
    Subscribe to "Top Channel" on UA-cam Channel for NEWS and TV
    Shows HERE: bit.ly/2Y15KwK
    For more content from click HERE: www.top-channel.tv
    Like Top Channel on Facebook HERE: bit.ly/2FglWTs
    Follow Top Channel on Instagram HERE: bit.ly/2uaYG2U
    Follow Top Channel on Twitter HERE: bit.ly/2TJndeH
    #KamalaHarris#Biden#TopChannelNews

КОМЕНТАРІ • 1