KAPEDANI - 4K restoration premiere

Поділитися
Вставка
  • Опубліковано 29 вер 2024
  • KAPEDANI / THE CAPTAIN | 1972 | 101 min | b/z | me subtitrim në anglisht
    Regjisorë: Fehmi Hoshafi, Muharrem Fejzo
    Skenarist: Skënder Plasari
    Operator: Ilia Terpini
    Kompozitor: Tahsim Hoshafi
    Piktor: Shyqyri Sako
    Montazhi: Marika Vila
    Prodhuar nga: Kinostudio "Shqipëria e Re"
    Në role: Albert Verria, Nikolin Xhoja, Flora Mërtiri, Zagorka Shuke, Ismail Zhabiaku, Petro Duka, Lazër Filipi, Robert Ndrenika, Hyrie Ahmeti, Ferit Gjevori, Haxhi Sejko, Melpomeni Çobani, Dario Llukaçi, Fatbardha Lalo, Rauf Pojani, Valbona Simixhiu, Reshat Arbana, Saimir Kumbaro, Meropi Xhoja, Tefta Hamzaraj.
    Prodhuar gjatë një periudhe shumë të shkurtër liberalizimi, "Kapedani" ende konsiderohet si një nga thesaret më të dashura në historinë e filmit shqiptar, një nga prodhimet më të mira të Kinostudios “Shqipëria e re”. Historia e luftëtarit me mustaqe të bardha Sulo, i cili niset nga fshati i tij për në kryeqytet për të zbuluar se pse grave u janë dhënë të njëjtat të drejta si burrat, zë ende vend të rëndësishëm në kujtesën kolektive të shqiptarëve dhe transmetohet rregullisht nga televizionet kombëtare.
    Një pjesë e arsyes për qarkullimin e vazhdueshëm të këtij filmi mbase është edhe fakti se “Kapedani” paraqitet shumë ndryshe nga filmat e tjerë të kohës të mbushur me kufizime të ngurta stilistike dhe tematike. Në fakt, filmi hapet me një sekuencë në të cilën Sulo krenar imagjinon të përballet me armiqtë e Shqipërisë, që nga turqit osmanë deri te nazistët, të përzierë në të njëjtën fushë beteje. Imagjinata dhe komedia nuk ishin lëndë e artit socialist dhe ky film inovativ konsiderohet si kulmi tragjik i një liberalizmi befasues para se qeveria komuniste e kohës të vinte kufizime të forta mbi lirinë artistike.
    Për shkaqe të gjuhës dhe izolimit politik, kontributi i Shqipërisë në kanunin e klasikëve të kinematografisë së Europës Lindore është injoruar padrejtësisht. Varianti i restauruar në 4K dhe i subtitruar i filmit “Kapedani” është një hap i rëndësishëm për ta sjellë këtë thesar të pazbuluar të kinemasë botërore në vendin e merituar mes kryeveprave ndërkombëtare të kinematografisë.
    Restaurimi digjital i filmit “Kapedani” u bë i mundur falë projektit “Sezoni i Filmave Klasikë”, një iniciativë e Association des Cinémathèques Européennes (ACE), me mbështetjen e Programit Creative Europe - MEDIA.
    “Kapedani” është restauruar nga DABIMUS srl - një spin-off i Universitetit të Barit “Aldo Moro”, Itali nga elementët origjinalë negativë 35 mm të skanuar në 4K nga Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit.

КОМЕНТАРІ • 83

  • @Stoic03
    @Stoic03 5 днів тому +23

    Ju lutem benu 4k dhe Zonja nga qyteti

  • @azirasard123
    @azirasard123 5 днів тому +5

    Transmetimi live mbreme ishte nje pune e shkelqyer.
    Do te ishte mire te na vinit dhe filmin e kaluar te restauruar Partizani vogel Velo.

  • @iliriafoods6573
    @iliriafoods6573 5 днів тому +10

    Restauroni sa me shum filma shqiptar, ka filma shum te bukur qe shifen me nostalgji, brezi i aktorve shqiptar te asaj kohe jan te paperseritshem !

  • @jakef.7126
    @jakef.7126 2 дні тому +5

    I am enjoying it!!! Albania is so cool! I love Albanian culture!

  • @arbenzenka774
    @arbenzenka774 5 днів тому +4

    Faleminderit ARKIVI QENDROR SHTETEROR I FILMIT jeni te medhenj
    Edhe nje hre Faleminderit

  • @petrikaparizi9078
    @petrikaparizi9078 4 дні тому +2

    Me cilin e pe me ate me xham apo ate pa xham 😅😅😅😅

  • @ArianPiro-z4o
    @ArianPiro-z4o 5 днів тому +2

    Filmi me I bukur dhe me disident shqiptar

  • @xhejnisplasa
    @xhejnisplasa 6 днів тому +6

    Sikur te ishte kthyer edhe versioni me
    Ngjyra akoma edhe me mire..por prap edhe kaq eshte super arritje

    • @AlbanianDubs332
      @AlbanianDubs332 5 днів тому +5

      Qe te shtohen ngjyra duhet bere ne menyre artificiale, dhe atehere squhet me restaurim dhe humbet pak origjinalitetin

    • @arkiviqendrorshteterorifil6261
      @arkiviqendrorshteterorifil6261  4 дні тому +2

      @@AlbanianDubs332 humbet krejtesisht origjinalitetin, jo pak.
      @xhejnisplasa Jo se eshte keq nje variant me ngjyra, te kuptohemi, por arkivi nuk e ben pasi per ne eshte e rendesishme te ruajme autenticitetin e vepres, vetem konvertojme teknologjine dhe permiresojme cilesine e figures dhe zerit.

  • @BesimIbrahimaj
    @BesimIbrahimaj 6 днів тому +5

    Shumë bukur,,,e pashë deri në fund....

  • @Tallamango2024Pallamango
    @Tallamango2024Pallamango 5 днів тому +2

    Me cilesi e mire eshte tek Fmma. Edhe audio.
    Ktu eshte thate fare

  • @daniele____077
    @daniele____077 5 днів тому +4

    Film shumë i Bukur.
    Por me Dy Artista të Moshuar,por dhe shumë Gazmorë.
    Sulo e Xhabeqo.🎉🎉🎉🎉🎉

    • @andjj9038
      @andjj9038 2 дні тому +1

      Ai qe luan Sulon esht 40 vjec kur ka luajtur filmin

    • @xhino61
      @xhino61 2 дні тому

      @@andjj9038 36 vjec ishte , Kurse Nikolin Xhoja qe luan Xha Beqon ishte 46.

  • @bertibendaj780
    @bertibendaj780 2 дні тому +1

    Fjala me e bukur Gjysh dhe gjyshe jete te gjate Gjyerve 👍👍👏🏻👏🏻

  • @fabianallmeta8795
    @fabianallmeta8795 4 дні тому +1

    Film per te gjithe,shum i bukur dhe gazmore!!

  • @snowflake7495
    @snowflake7495 4 дні тому +1

    Pune fantastike . Well done and thank you for your hard work.

  • @klodiansinanai5846
    @klodiansinanai5846 4 дні тому +1

    Arkivi qendror një pyetje kam përse Filmin Tana të restauruar nuk e gjejmë gjekundi në UA-cam?

    • @arkiviqendrorshteterorifil6261
      @arkiviqendrorshteterorifil6261  4 дні тому

      Sepse premierat ne UA-cam jane per disa dite qe vepra e restauruar te ri-sillet ne vemendjen e publikut, edhe si nje homazh per punen e krijuesve dhe aktoreve. Me pas blerja e te drejtave per shperndarjen e vepres duhet te behet ne baze te nje procedure me institucionet perkatese qe i kane keto te drejta.

  • @artanbegaj4016
    @artanbegaj4016 5 днів тому +2

    Respekt per aktoret dhe regjizoret e Kinostudios

  • @seriousguy1573
    @seriousguy1573 5 днів тому +4

    e paskeni qare .bravo

  • @cerlestefasert
    @cerlestefasert Годину тому

    Huge improvement. Great work.
    Do you plan in the future to
    restore movies with great artistic value like,
    Udhetim ne Pranvere 1975
    Zonja nga qyteti 1976
    Edhe keshtu edhe ashtu 1989
    Dy here mat 1986

  • @ErmirHoxha-e3u
    @ErmirHoxha-e3u 5 днів тому +3

    Super pune … Bravo 🎉🎉🎉

  • @JaniMerkuri
    @JaniMerkuri 5 днів тому +2

    Shume bukur ❤

  • @arismichali9844
    @arismichali9844 5 днів тому +3

    ❤ mrekulli

  • @gjergjkota
    @gjergjkota 5 днів тому +2

    Congratulations per kete restaurim te filmit. Perkthimi ne anglisht lë per te deshiruar.

  • @mgarym213
    @mgarym213 Годину тому

    Shumë bukur e pashë deri në fund! Shpresoj të ketë edhe projekte për restaurimin e filmave të tjerë shqiptarë!

  • @altesbeno5065
    @altesbeno5065 Хвилина тому

    41:08 e keni kuptuar këtë skenen?
    Ç'duan ata të.dy qe punojne dhe pse po qeshin të tjerer me ta?

  • @yzeejyzeej3387
    @yzeejyzeej3387 5 днів тому +2

    I duhej nje restaurim kesaj kryevepre

  • @Stalker.autori
    @Stalker.autori 5 днів тому +1

    Skenat e Tiranes jane shume më te mira se ato te fshatit. Duket ashiqare qe regjizoret nuk e njohin mire fshatin dhe, skenat atje, jane goxhà cliché. Ndersa ato te Tiranes jo.

  • @MitriSokol
    @MitriSokol 2 дні тому

    Ç’të thuash të dalin veshkat vëndit nga të qeshurat !!! Madhështor .

  • @DRGBTL23
    @DRGBTL23 6 днів тому +5

    Do na i lini keto filma diku online per ti ri-pare, apo jo?

    • @AlbanianDubs332
      @AlbanianDubs332 6 днів тому +1

      E kane zakon qe i hedhin ketu per pak kohe pastaj i heqin, se kerkon enveri te drejten e autorit nga varri.
      Shkarkoje vete nqs do ta kesh pergjithmone

    • @arkiviqendrorshteterorifil6261
      @arkiviqendrorshteterorifil6261  4 дні тому

      @@AlbanianDubs332 Enveri jo, por krijuesit e veprës po.

    • @AlbanianDubs332
      @AlbanianDubs332 4 дні тому

      @@arkiviqendrorshteterorifil6261 jane filma te prodhuar nga shteti i asokohe, nuk e di me ligj kujt i takojne sot por nese me "krijuesit e vepres" do te thuash personat qe kane punuar ne film ne fakt jo s'eshte prone e tyre, kane qene thjesht punonjes jo pronare.
      Nese shteti akoma i ka prone intelektuale keto filma, ben mire ose ti shese me lek ne menyra te ligjshme (bluray ose streaming, ne kualitet maksimal pa logo siper) ose ti beje prone publike dhe ti shperndaje kush do, s'ka sens te mbeten te bllokuara e te paaksesueshme, nuk fiton gje as shteti as publiku keshtu.

    • @arkiviqendrorshteterorifil6261
      @arkiviqendrorshteterorifil6261  4 дні тому +1

      @@AlbanianDubs332 pronesia intelektuale i takon autoreve qe i kane krijuar, shteti ka qene producenti dhe eshte administratori i vepres. Edhe pronesia intelektuale edhe ajo ekonomike njihet dhe mbohet nga ligji.
      Marrja e te drejtave per shperndarje, sic sugjeroni ju ka nje procedure te caktuar qe kompanite filmike te licensuara nga Qendra Kombetare e Kinematografise mund te aplikojne dhe ta bejne nese e fitojne. Edhe ne mezi po presim qe dikush nga keto kompani ta beje dhe ti shperndaje, keshtu edhe puna jone do kete me shume duk.

    • @AlbanianDubs332
      @AlbanianDubs332 4 дні тому

      @@arkiviqendrorshteterorifil6261 perseri pyes cilet jane autoret nese nuk eshte shteti? Te drejten intelektuale ne bote e ka kompania qe e prodhon, por ne ne komunizem cdo ka qene prone e shtetit. E vetmja gje qe nuk di eshte kujt i kalon prona tani qe seshte me ai regjim, prandaj dhe ju pyeta ju.
      E zeme se dua ta ble une te drejten, ke duhet te paguaj?

  • @klaurelcobanaj6334
    @klaurelcobanaj6334 6 днів тому +3

    Super 👏🏻

  • @bolognaitaly2830
    @bolognaitaly2830 6 днів тому +2

    E meritojne keta aftist❤

  • @LifeQuotesDaily-u6p
    @LifeQuotesDaily-u6p 5 днів тому +1

    Super 👌

  • @almahajderaj4016
    @almahajderaj4016 День тому

    Aktor te pavdekshem ❤

  • @olartio2185
    @olartio2185 4 години тому

    E keni qa. Hallall

  • @luanmustafa7980
    @luanmustafa7980 День тому

    Film i pavdekshem

  • @nopainnoglory5333
    @nopainnoglory5333 День тому

    👏👏👏🥇🥇 ju lumtë

  • @shqiperiadikur2772
    @shqiperiadikur2772 6 днів тому +3

    Kryeveper

    • @shqiperiadikur2772
      @shqiperiadikur2772 5 днів тому +1

      ​@@MrNatridPo, e kam

    • @MrNatrid
      @MrNatrid 5 днів тому

      @@shqiperiadikur2772 A mund ta ngarkoni tek kanali juaj? Ju falenderoj për filmat me cilësi që keni vënë në dispozicion për dashamirësit e kinemasë shqipëtare.

    • @arkiviqendrorshteterorifil6261
      @arkiviqendrorshteterorifil6261  4 дні тому +1

      @@MrNatrid jo, nuk mund ta verë një video që nuk e ka krijuar vetë apo një që nuk është public domain se ngarkimet pirate raportohen dhe kanali i tij do rrezikohet të mbyllet.

    • @AlbanianDubs332
      @AlbanianDubs332 4 дні тому

      @@arkiviqendrorshteterorifil6261prone e kujt eshte ky film? 🤔
      nese ai nuk do qe njerezit ta shperndajne atehere ta shese vete me lek, mbase keshtu nxirren dhe kostot e restaurimit

    • @shqiperiadikur2772
      @shqiperiadikur2772 3 дні тому

      ​@@arkiviqendrorshteterorifil6261 a do dalin ndonjehere edhe ne disk blu ray & 4K kto filma, apo nuk eshte ne doren tuaj?

  • @kleviskle4885
    @kleviskle4885 День тому

    shume bukur ju lumte, me qen me e ba edhe me ngjyra . e di qe kushton shume po kto lloj filmash edukojne brezat

    • @eneanezha8889
      @eneanezha8889 День тому

      Me çfarë edukojnë? Me propagandë komuniste?

    • @arkiviqendrorshteterorifil6261
      @arkiviqendrorshteterorifil6261  9 годин тому

      Filmi është bardhë e zi dhe restaurimi është përmirësim i cilësisë dhe ruajtja e origjinalitetit.
      Nuk i kthejmë me ngjyra filmat që janë prodhuar në bardhë e zi dhe as nuk e kthejmë formatin në 16:9 por ruajmë gjtihcka sic ka qenë në origjinal.

  • @FatmirLleshi
    @FatmirLleshi День тому

    Po prap nuk del me ngjyra

    • @arkiviqendrorshteterorifil6261
      @arkiviqendrorshteterorifil6261  9 годин тому

      Filmi është bardhë e zi dhe restaurimi është përmirësim i cilësisë dhe ruajtja e origjinalitetit. Nuk i kthejmë me ngjyra filmat që janë prodhuar në bardhë e zi dhe as nuk e kthejmë formatin në 16:9 por ruajmë gjtihcka sic ka qenë në origjinal.

  • @emiljardmuhametaj5189
    @emiljardmuhametaj5189 2 дні тому

    👏👏👏

  • @yoiyoi.
    @yoiyoi. 6 днів тому +1

    💫💫👍👍

  • @snowflake7495
    @snowflake7495 4 дні тому

    Pse nuk I lini kto filmat online qe ti shohim here pas here,???

    • @arkiviqendrorshteterorifil6261
      @arkiviqendrorshteterorifil6261  4 дні тому

      Filmat e restauruar vendosen për pak ditë në UA-cam, me lejen e autorëve, me rastin e premierave të restaurimeve të tyre që publiku të njohë dhe të çmojë punën e bërë me restaurimin dhe konvertimin në formatet e teknologjisë së re dixhitale.
      Më pas i heqim sepse filmat shqiptarë nuk janë "public domain" që do të thotë që autorët që i kanë krijuar gëzojnë të drejta mbi veprat e tyre, të drejta të cilat ua njeh ligji 35/2016 "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to".
      Përcjellja në publik e veprave artistike dhe përdorimi i tyre bëhet në përputhje me këtë ligj, duke ndjekur hapat ligjorë dhe sidomos duke zbatuar të drejtat jo vetëm morale por edhe ekonomike që u takojnë autorëve, producentëve por edhe producentëve të versioneve të restauruara.
      E kuptojmë që ka aq shumë pirateri në internet sa nga publiku të na vijnë natyrshëm kërkesa të tilla si e juaja, por duhet të kuptoni se për të shijuar një vepër artistike:
      1. ose duhet të shkoni në kinema/teatër/ekspozitë/galeri dhe të paguani biletë në hyrje,
      2. ose duhet ta ndiqni në televizion atëherë kur televizioni të vendosë ta shfaqë pasi të ketë paguar tarifën te institucioni që e administron atë vepër në mënyrë që ta përcjellë te publiku i tij falas,
      3. ose të prisni rastin ku institucione spo organizata kulturore të bëjnë shfaqje të hapura për publikun në evente të veçanta (siç bën AQSHF shpeshherë)
      4. në vijim për pikës 3 më sipër, ju mund të vini në AQSHF dhe ne e shfaqim për ju filmin që dëshironi të ndiqni, në kinemanë e vogël që kemi brenda institucionit. Hyrja është pa pagesë.
      Rezervimin mund ta bëni në faqen tonë zyrtare www.aqshf.gov.al

    • @AlbanianDubs332
      @AlbanianDubs332 4 дні тому

      @@arkiviqendrorshteterorifil6261pse jo dhe shitje ne streaming ose home media?

    • @arkiviqendrorshteterorifil6261
      @arkiviqendrorshteterorifil6261  4 дні тому

      @@AlbanianDubs332 pse jo. Le ta bejne pra ata e mendojne si biznes, ti marrin te drejtat dhe ta bejne.
      AQSHF eshte arkiv, ne ruajme, restaurojme, vendosim ne dispozicion te studiuesve dhe promovojme edukimin dhe kulturen filmike nepermjet aktiviteteve artistike, por nuk jemi operatore te shperndarjes ne publik sic jane televizionet, platformat apo distributoret e veprave filmike.

  • @enedjanina9951
    @enedjanina9951 6 днів тому +2

    Me ndihmon dot dikush me nje link te filmit me titra Anglisht?

    • @sarahkerrigan4546
      @sarahkerrigan4546 6 днів тому +1

      Po të vësh cc (closed caption) këtu në video, i ke titrat anglisht. Nuk janë automate, janë tamam titra.

    • @bolognaitaly2830
      @bolognaitaly2830 6 днів тому

      Flm per iformacion
      ​@@sarahkerrigan4546

    • @FrankPrifti
      @FrankPrifti 5 днів тому +4

      😂😂😂😂halli madhë🇦🇱🇦🇱🦅🦅🪓